Moriarti arrin shumë pranë vjedhjes së bizhuterive të Kurorës që të tregojë që mund të bëhet, por lejon që ta kapin. Sherlok merr pjesë në gjyqin e Moriartit dhe i tregon që ai mund të bëjë çdo gjë. Gjithashtu ai arrin që të shpëtojë dy fëmijë nga rrëmbyesi i tyre, por me aftësitë e tija brilante ai i bën policët të dyshojnë që mund të ishte bashkëpunëtor në këtë rrëmbim. Pas një tentative për ta arrestuar, ai së bashku me Xhonin arratisen. Më në fund, pas një farë peripecish, Moriarti dhe Sherlok do të përballen në tarracën e një pallati.