Pasi vritet klienti i një ish të burgosuri që punon si mekanik dhe taksist, atij i duhet të arratiset, sepse fajësohet për vrasjen e klientit, i cili mbante informacion sekret dhe ky informacion kërkohet nga Shërbimi Sekret Kombëtar Korean.
Boksierja Ran Tachibana mëson se motra e saj e dashur është zhdukur. Policia thotë se motra e saj ka vdekur, por ajo nuk mund ta besojë, prandaj nis një hetim dhe futet në botën e krimit.
Një tërmet i fuqishëm shkatërron gjithë Seulin, përveç një ndërtese. Por, kur të gjithë njerëzit e shohin këtë ndërtesë si shpëtimin e tyre, atëherë fillon lufta për mbijetesë.
Ong Bak 3 është vazhdimi i Ong Bak 2. Princi Tien nuk arrin të hakmerret për vrasjen e prindërve të tij nga sundimtari i ri i lig. Ai zhdëpet në dru gati për vdekje, pastaj shpëtohet dhe çohet në fshatarin Kana Khone. Atje ai mësohet të meditojë dhe si të merret me "Karmën" e tij, por shumë shpejt rivali i tij i përhershëm kthehet duke e sfiduar Tienin për një duel final.
Legjendari Ken, i njohur si "Dhelpra Gri" është një urdhërues për vrasjet me pagesë, por që tradhtohet nga organizata e tij. Ken takon Charlin dhe krijon një lidhje të veçantë me të. Para se ai të vdiste, emëron Charlien si "Dhelpra Gri". Një Film aksion, fantazi, ku brenda do të gjeni edhe grimca komedie. Ju ftojmë ta ndiqni në #Filma24.
Pas një tërmeti vdekjeprurës dhe të tmerrshëm, një gjuetar i mbijetuar i patrembur fillon aksionin, për të shpëtuar një adoleshent të rrëmbyer nga një doktor i çmendur.
Gjatë takimit të thjeshtë të njohjes me një vajzë, një oficer i ndershëm i policisë zbulon aksidentalisht ekzistencën e një rrjeti lokal banditësh të përfshirë në pornografi dhe prostitucion.
Fiksimi i zjarrtë i Xhenisit për të imituar Leksin i nxit ato të njihen me yllin e kampusit.
Por sekretet e errëta zbehin linjat midis autenticitetit dhe mashtrimit joshës.
Pushimet e një polici të thjeshtë kthehen në një katrahurë të vërtetë kur ai përfshihet rastësisht në një çështje që ka të bëjë me bastet e jashtëligjshme të drejtuara nga tre vëllezër kriminelë.
Përleshja që ka tronditur botën kriminale të familjeve të mëdha Jakuzave, gjithashtu ka përfshirë edhe policinë, do të zgjidhet falë ndërhyrjes së papritur të një krimineli të vjetër i cili mendohej i vdekur nga të gjithë.
Bosi i një organizate të madhe të krimit urdhëron ndihmësin e tij për të sjellë në linjë një bandë mashtruesish të trafikut të drogës, një punë e cila ndez një luftë në mes të bandave rivale të Jakuzave.
Një i verbër, i njohur si "vrasësi fantazmë", është gjuetar shpërblimesh. Kur takon një vajzë të re të dhunuar pasi i është masakruar familja, fillimisht përpiqet të mos përfshihet, por dëshira për drejtësi dhe zemërimi rizgjojnë brenda tij luftëtarin e pashpirt...
Dado dhe Stela duan të krijojnë një familje dhe të harrojnë punën e tyre të vjetër si punonjës seksi. Por kur takojnë Baby-n, marrëdhënia e tyre lëkundet pasi Stela mëson për lidhjen mes saj dhe Dados.
Vëlla dhe motër boksierë Fani dhe Klau janë të përfshirë me një grup mafiozësh
ndërkombëtar të përçarë nga tradhtia mes Xho dhe Kritit në një kampionat të Arteve Marciale të Përziera
që mbahet për të mbuluar operacionin e tyre të madh të trafikut të drogës. Ata janë bërë veglat
e mafias në një komplot të ndërlikuar vrasjeje.
Layla bie në dashuri me Popoin, nipin e pronares së saj. E panjohur për ta, plaka, përmes vrimave në mur, vëzhgon dhe dëgjon rënkimet dhe klithmat e përmbajtura të dashurisë së Lejlës dhe të Popoit.
Jake, një shërbyes i ri, bie në dashuri me gruan e shefit të tij. Ndërsa e ndihmon të shpëtojë nga burri i saj abuziv, gjërat dalin nga kontrolli, bëhen të ngatërruara dhe të përgjakshme.
Në vitin 1933, një oficer i ri detar dhe gjeni në matematikës bulon një komplot në lidhje me ndërtimin e anijeve luftarake japoneze për Luftën e Dytë Botërore në vazhdim.
I stërvitur nga një ekip vrasësish shumë të zotë, një vrasësi të ri i caktohet misioni i parë dhe e gjen veten të ngatërruar në një intrigë politike të planifikuar prej vitesh.
Katër fëmijë futen fshehurazi në një spital të kontrolluar nga terroristët për të vjedhur një zemër për ta transplantuar fëmijën e 5-të që po vdes në një spital tjetër.