"Emily" përfytyron udhëtimin transformues, emocionues, dhe lartësues të natyrës femërore të një vajze rebele dhe të çuditshme, një prej shkrimtareve më të famshme, enigmatike, dhe provokuese në botë, e cila vdiq shumë shpejt, në moshën 30-vjeçare.
U RREGULLUA AUDIO! I vendosur në verën e vitit 1957, me perandorinë e makinave të Enzo Ferrarit në krizë, ish-piloti i kthyer në sipërmarrës e shtyn veten dhe pilotët e tij drejt maksimumit ndërsa nisen për garën "Një mijë milje", një garë e pabesë me 1000 milje mes përmes gjithë Italinë.
Avioni i një ekipi ragbi përplaset në një akullnajë në Ande. Ata pak pasagjerë që i mbijetuan përplasjes e gjejnë veten në një nga mjediset më të vështira në botë për të mbijetuar.
Kur zbulohet nafta në Oklahomen e viteve 1920, nën tokën e kombit Osage,
populli Osage vriten një nga një, derisa FBI-ja ndërhyn për të zbuluar misterin.
Kjo është historia e njohur e toger Bligh, mizoria e të cilit krijon një kryengritje në anijen e tij.
Filmi tregon përpjekjet e Fletcher Christian për t'i nxjerrë njerëzit e tij përtej mundësive të ndëshkimit britanik dhe udhëtimin epik të toger Bligh për t'i çuar besnikët e tij të sigurt në Timorin Lindor me një varkë të vogël shpëtimi.
I stërvitur nga një ekip vrasësish shumë të zotë, një vrasësi të ri i caktohet misioni i parë dhe e gjen veten të ngatërruar në një intrigë politike të planifikuar prej vitesh.
Përqendrohet në përgjegjësitë dhe vendimet jashtëzakonisht dramatike dhe të mëdha me të cilat u përball Golda Meir, e njohur gjithashtu si 'Zonja e Hekurt e Izraelit' gjatë Luftës së Yom Kipurit
Bazuar në një histori të vërtet, filmi tregon se si një zjarr, që shkatërroi shkollën për nxënësit me ngjyrë në qytetin e Durhamit, nis një revolucion për integrimin e komunitetit me ngjyrë nëpër shkolla dhe përpjekjen për të ndaluar segregacionin. Komunitete me ideale dhe parime të ndryshme formojnë një asamble për të marr vendime të rëndësishme për jetën e qytetit dhe gjatë këtyre diskutimeve arrijnë të njohin dhe të kuptojnë më mirë njëri tjetrin.
Ndjek historinë e punëtorëve të fshehtë që rrezikuan jetën e tyre për
të dërguar inteligjencën dhe për të mbrojtur atdheun, në periudhën pas sulmit
të Japonisë në Pearl Harbor, kur regjimi i Wang Jingweit i shpalli luftë Britanisë dhe SHBA-së.
Në 1839, revolta e robërve Mende në bordin e një anijeje në pronësi spanjolle shkakton një polemikë të madhe në Shtetet e Bashkuara kur anija kapet në brigjet e Long Island. Gjykatat duhet të vendosin nëse Mendet janë skllevër apo ligjërisht të lirë.
Një dramë e fuqishme që tregon jetën e një djaloshi, i cili shkon të mësojë artin e luftës në një shkollë që drejtohet nga një magjistar dhe mercenar i pamëshirshëm, që e detyron djaloshin të kalojë sprova të vështira për të mbijetuar.
Një biznesmen i suksesshëm synon të dalë në pension në mënyrë anonime në Tombstoun, Arizona, por planet e tij prishen nga lloji i jashtëligjshëm që ka zgjedhur.
Shekspiri djalosh detyrohet të vërë në skenë komedinë e tij të fundit, "Romeo dhe Ethel, "vajza e piratit", ku një fisnike e bukur merr pjesë në audicionet për një rol, pastaj ajo bie në dashuri. Dhe ndërsa marrëdhënia që ajo krijon përparon, komedia e Shekspirit shumë shpejt shndërrohet në tragjedi.
Bazuar në histori të vërtetë të kompozitorit Joseph Bologne, Chevalier de Saint-Georges, djali i paligjshëm i një skllaveje afrikane dhe një pronar plantacioni francez, i cili ngrihet në lartësitë e shoqërisë franceze si kompozitor përpara një lidhjeje të pafat dashurie.
Ngritja dhe rënia e perandorisë së mixtape-ve pirate të tre vëllezërve nga Napoli dhe kasetat e tyre "Mixed by Erry", që sollën muzikën pop në rininë italiane të viteve 1980.
Djaloshi D'Artanjan shkon në Paris në një kohë turbullirash me shpresën për tu bërë Musketier dhe rastësisht njihet me Tre Musketierët që do bëhen shokë besnikë të tij. Mirëpo, ngatërrimi i një prej shokëve në vrasjen e një gruaje të panjohur, i detyron të gjithë të kërkojnë të vërtetën, duke zbuluar edhe komplotet që janë planifikuar kundra mbretit dhe mbretëreshës së Francës, të cilët shpëtojnë falë besnikërisë së Musketierëve.
Një djalosh në moshën e para adoleshencës, gjeni shahu, inkurajohet që të tregohet i ashpër me veten, me qëllim që të bëhet kampion si i famshmi, por i papëlqyeshëmi, Bobi Fisher.
Bazuar në ngjarje të vërteta. Në 20 Janar 1942, pjesëtarë të partisë naziste gjermane u mblodhën në konferencë për të gjetur një "zgjidhje përfundimtare për problemin çifut".
Gjatë Luftës së Parë Botërore, disa minatorë britanik u rekrutuan në ushtri, për të hapur tunele poshtë frontit gjerman dhe të vendosnin bomba për të shaktërruar armikun. Minatorët ia dolën mbanë edhe pse sakrifikuan jetën e tyre për të shpëtuar mijëra jetë të tjera.