Friga, e cila përpiqet të balancojë punën e saj të rrezikshme si menaxhere sigurie në minierën e Kirunavarës me jetën e saj familjare, duhet të luftojë për jetën e saj dhe të njerëzve të dashur kur qyteti fillon të shembet në minierë.
Në Epokën e Gurit të Vjetër, një bandë e ndryshme njerëzish të hershëm
bashkohen në kërkim të një toke të re. Por kur ata dyshojnë se një qenie keqdashëse,
mistike po i gjuan, klani detyrohet të përballet me një rrezik që nuk e kishin imagjinuar kurrë.
Një avokate e mbrojtjes penale duhet të zgjedhë midis familjes, detyrës dhe dëshirave të saj të rrezikshme, kur merr përsipër çështjen e një artisti të akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij.
Cash po përpiqet të jetojë një jetë të ndershme dhe të qetë, por kur ‘’Macja e Madhe’’ e detyron të kthehet në shërbimet e saj, ai tregohet i aftë për çdo gjë për të mbrojtur qytetin dhe të vetmen familje që i ka mbetur.
Disa terroristë kanë rrëmbyer Avionin Presidencial, dhe është detyra e një agjenteje fillestare të Shërbimit Sekret, për të shpëtuar Presidentin e SHBA-ve.
Pas tërmetit të vitit 1988 që shkatërroi një pjesë të madhe të Armenisë veriore, dy individë që i bashkon një lidhje tragjike, përfundojnë në të njëjtën skuadër shpëtimi.
Pasi vritet klienti i një ish të burgosuri që punon si mekanik dhe taksist, atij i duhet të arratiset, sepse fajësohet për vrasjen e klientit, i cili mbante informacion sekret dhe ky informacion kërkohet nga Shërbimi Sekret Kombëtar Korean.
Pasi Inspektori i policisë Manuel Bianquetti transferohet nga Madridi në Cádiz, ai përfshihet në hetimin e një çështjeje penale të vrasjes së një vajze të re. I përndjekur nga vetë e kaluara e tij, ai do të nisë I vetëm hetimet për të gjetur fajtorët e vertetë.
Dy detektivë fillojnë një hetim mbi një eksperiment të fshehtë ushtarak katastrofik ku pesë të burgosur u mbajtën zgjuar për tridhjetë ditë në një dhomë të mbyllur gazi.
Një vrasës në një detyrë të fundit në Fuerteventura, për të vrarë një njeri që nuk e ka takuar kurrë.
Kur objektivi i tij vonohet, ai e gjen veten të joshur nga ishulli,
njerëzit dhe një anije fantazmë e mbytur.
Një ish-ushtar kthehet në një luftëtar të jashtëligjshëm me ndihmën e një ish-krimineli të sapo liruar nga burgu, duke i vënë ata të dy kundër një bosi krimi, këndër disa policëve të korruptuar dhe vrasës me pagesë.
Kur një ekip i Delta Force zihet pritë në territorin e armikut, një oficer fillestar refuzon t'i braktisë ata. Shpresa e tyre e vetme qëndron tek një pilot droni i Forcave Ajrore me sytë në qiell gjatë një beteje brutale 48-orëshe për mbijetesë.
Një agjente e një firme inteligjence private do ndryshojë prioritetet e saj pasi i jepet detyra që të infiltrohet në një grup anarkist i njohur për sulme ndaj korporatave të mëdha...
Pas një akti dhune të kryer nga i vëllai, Ema arratiset me nënën e saj dhe gjen strehim në një vend të izoluar pranë një centrali bërthamor. E frikësuar se vëllai do të kthehet për të vazhduar aktin e tij të dhunës, Ema duhet të përballet me traumën e saj në mënyrë që të çlirohet nga familja e saj problematike.
Një grua përpiqet të përshtatet me normalitetin pas një rrëmbimi por ndjenja e saj e realitetit fillon të përkeqësohet kur ajo udhëton në kompleksin e familjes së burrit të saj.
Disa vrasës me pagesë e gjejnë veten të punësuar për një punë ,pa pasur dijeni për përfshirjen e të tjerëve. Në një botë ku krimi, paratë dhe dhuna janë kryefjalë, ngjarjet do të marrin një kthesë të paparashikueshme, në këtë përralle te Babylonit modern.
Bazuar në historinë e Kuenti 'Bosko' Adams, i dënuar me 35 vjet për tentativë posedimi të marijuanës. Me ndihmën e një gruaje nga një reklamë e zemrave të vetmuara, ai arratiset për të parë vajzën e tij, por detyrohet të marrë përgjegjësinë për të kaluarën e tij.
Tensionet shpërthejnë në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës pas një konflikti në Tokë. Të mbërthyer në Stacionin Hapësinor, astronautët amerikanë dhe rusë marrin urdhra nga toka: merrni kontrollin e stacionit me çdo kusht.