Pas gjashtë muajsh në një mision kërkimor të vetmuar në skajet e sistemit diellor, një astronaut kupton se martesa që la pas mund të ketë mbaruar kur të kthehet në Tokë. I dëshpëruar për të rregulluar gjërat me gruan e tij, atë e ndihmon një krijesë misterioze e fshehur brenda anijes së tij.
Pas një aksidenti, Tomi zgjohet nga koma dhe zbulon që pjesë nga celulari i tij i kanë ngelur në kokë. Dhe më e keqja, ai nuk mund t'i kthehet jetës normale adoleshente sepse ka zhvilluar një grup superfuqish të çuditshme.
Në mes të një vale të nxehti, shfaqet një re kërcënuese dhe bashkë me të, një shi acid vdekjeprurës. Një familje e ndarë do të duhet të bashkohet për t'i shpëtuar kësaj murtaje që po shkatërron botën.
Tensionet shpërthejnë në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës pas një konflikti në Tokë. Të mbërthyer në Stacionin Hapësinor, astronautët amerikanë dhe rusë marrin urdhra nga toka: merrni kontrollin e stacionit me çdo kusht.
Një film i zhvilluar në Evropën Qendrore gjatë vitit 2041, një detektive femër heton rastin e një çifti të vrarë ku një ekip restaurimi është në gjendje të rikthejë në jetë njërin prej tyre.
Në një lagje të varfërish që policia i nxjerr me dhunë nga shtëpitë e tyre, një punonjësi i shtëpisë funerale që shpreson të largohet nga lagja, njihet me një adoleshent jetim, i cili do i ndryshojë tërësisht jetën.
"The Running Man" është një lojë vdekjeprurëse që askush nuk i ka mbijetuar ndonjëherë. Por Schwarzenegger ende nuk ka luajtur. Dhe Filmi tregon për një polic të dënuar, i cili detyrohet me forcë që të marri pjesë në një shfaqje televizive ku vrapuesit, duhet të luftojnë vrasësit për lirinë e tyre.
Partia e tretë politike e Amerikës, Themeluesit e Rinj të Amerikës, vijnë në pushtet dhe kryejnë një eksperiment: 12 orë në Staten Island pa ligje. Askush nuk duhet të qëndrojë në ishull, por ai që rri fiton 5000 dollarë.
Meqë nuk i kishin prindërit në shtëpi, një grup adoleshentësh organizuan një festë për Halloween, e cila shndërrohet në një skenë terrorri kur i sulmojnë disa alienë, duke i detyruar fëmijët të bashkohen për t'i mbijetuar këtij tmerri.
Anëtarët e një ekipi elitar sigurie të vendosur për të shpëtuar një VIP në një ishull ekskluziv. Misioni i shpëtimit bëhet një përpjekje e dëshpëruar për të mbijetuar, për të shpëtuar nga ishulli dhe për t'i shpëtuar pranisë së keqe që kërkon t'i dëmtojë ata.
Një detektiv vrasës dhe një antropolog përpiqen të shkatërrojnë një krijesë të ngjashme me hardhucat e Amerikës së Jugut, e cila po ha njerëzit në një muze të Çikagos.
Ana dhe Rajan kanë gjetur dashurinë e vërtetë, dhe kjo vërtetohet nga një teknologji e re e diskutueshme. Ka vetëm një problem, pasi Ana ende nuk është e sigurt. Pastaj ajo merr një pozicion në një institut testimi dashurie dhe takon Amirin.
Dom Kob është një hajdut me aftësi të veçanta, më i miri në artin e rrezikshëm të ekstraktimit, vjedhjes së ideve të çmuara nga thellësia e subkoshiencës kur personi është në gjendjen e gjumit, kur mendja është më e cënueshme se kurrë. Aftësia e rrallë e Kobit e ka kthyer në një lojtar të lakmuar në botën tradhtare të spiunazhit në korporata, por gjithashtu e ka bërë një të arratisur ndërkombëtar dhe i ka kushtuar gjithçka që ai ka dashur ndonjëherë. Tani, Kobit i është ofruar një mundësi për shpengim. Një punë e fundit mund t’i kthejë mbrapa jetën e tij por vetëm nëse ai arrin të pamundurën: mbjelljen e një ideje.
Një biznesmen zgjohet në mënyrë misterioze në një qeli burgu në qiell të hapur vetëm me një gur mulliri të vjetër. I detyruar të punojë si një kafshë, ai duhet të gjejë një mënyrë për të shpëtuar para se djali i tij të lindë.
Të ngecur në anijen e tyre kozmike të shkatërruar me pak shpresa për shpëtim,
dy astronautë debatojnë nëse është më mirë t'i kalojnë ditët e tyre të mbetura si miq apo diçka më shumë.
Një adoleshent që jeton me babanë e tij në periferi kryen mashtrime të vogla duke përdorur aftësinë e tij për të gjeneruar iluzione vizuale mbi viktimat që nuk dyshojnë. Por gjërat ndërlikohen kur fuqitë e tij dalin jashtë kontrollit në publik.
Kur një bloger teknologjie merr një intervistë me një guru të teknologjisë dhe ndalon një sulm ndaj tij, ai gjen një unazë misterioze që e kthen atë 57 sekonda në të kaluarën.
Në një të ardhme jo shumë të largët, atëherë kur teknologjia do zevëndësojë shumë gjëra, një kompani shkencore u ofron çifteve krijimin e fëmijëve në mitër artificiale, për të shmangur vuajtjet fizike të grave shtatzëna.