Një adoleshente e keqkuptuar dhe një kufomë viktoriane e ringjallur nisin një udhëtim së bashku për të gjetur dashurinë, lumturinë dhe disa pjesë të humbura të trupit.
Pas ngjarjeve të verës, Ares dhe Raquel nuk mund të gjejnë një mënyrë për të vazhduar lidhjen e tyre dhe vendosin të shkojnë në rrugë të ndara. Kur shihen sërish në dimër, dashuria dhe tërheqja që ndjejnë për njëri-tjetrin është e pamohueshme.
Pas një nate të çmendur në Las Vegas, Abi dhe Travisi zbulojnë se janë martuar. Ata shkojnë në Meksikë për një muaj mjalti me miqtë dhe familjen, të sigurt se kjo martesë e nxituar nuk do ta ketë jetën të gjatë...
Pas një takimi të parë të mrekullueshëm, tërheqja e zjarrtë e Beas dhe Benit bëhet e ftohtë, derisa ata e gjejnë veten të ribashkuar papritur në një dasmë në Australi. Pra, ata bëjnë atë që do të bënin çdo dy të rritur: pretendojnë të jenë çift.
Kur kalon në klasin e parë gjatë një udhëtimi pune, Ana takon Uillin simpatik, i cili e ngatërron dhe mendon se ajo është shefja e saj, Kleri. Kjo gënjeshtër e bardhë do të nisë një zinxhir magjepsës ngjarjesh, romance dhe mundësish, derisa gënjeshtra kërcënon të dalë në sipërfaqe...
Dy romantikë të djegur takohen në një dasmë dhe për pak bëjnë seks në dhomën e palltove para se të frenohen. Më pas, bien dakord të shkëmbejnë rrëfime të sinqerta mbi të kaluarën e tyre, me mendimin se kjo mund të jetë lidhja e duhur.
Ahana, Neil dhe Imaad janë tre miq në të 20-at e tyre duke u përpjekur të gjejnë kuptim në epokën dixhitale. Ata mbështeten tek njëri-tjetri ndërsa lundrojnë në kompleksitetin e marrëdhënieve dhe zbulimit të vetvetes.
Ema ka një burrë të mrekullueshëm dhe dy fëmijë në periferi të Nju Xhersit. Ajo gjithashtu ka një jetë të fshehtë si vrasëse me pagesë, një sekret që bashkëshorti i saj Dave e zbulon kur çifti vendos të bëjë më interesante martesën e tyre me një lojë të vogël rolesh.
Kur Liv zhvendoset në Londër, ajo takon një grup misterioz djemsh që e tërheqin atë në botën e udhëtimeve të ëndrrave. Ajo dhe grupi i saj i endacakëve të ëndrrave kryejnë një ritual për të realizuar ëndrrën e tyre më të madhe, por kjo kërkon sakrificën më të madhe.
Jane, një grua e cila do martohet së shpejti, është ribashkuar me shokun e saj imagjinar Michael i cili kthehet në formë njerëzore. Së shpejti, Jane fillon të dyshojë për ndjenjat ne lidhje me të fejuarin e saj ndërsa tërhiqet nga Michael.
Një orë rëre magjike e dërgon skenaristen moderne Lusi Hardgrov në xhirimet e filmit klasik të festave të vitit 1947. Megjithatë, para se të kthehet në të tashmen, Lusi duhet t'i rregullojë gjërat ose të kërcënojë të ardhmen përgjithmonë.
Adoleshentja Priscilla Beaulieu takon Elvis Presley-n në një festë, njeriu i cili tashmë është një superyll rock-and-roll-i bëhet dikush krejtësisht i papritur në momente private: një tërheqje emocionuese, një aleat në vetmi, një mik i ngushtë i pambrojtur. Nëpërmjet syve të Priscilës, Sofia Coppola tregon anën e padukshme të një miti të madh amerikan Elvis, në miqësinë e gjatë dhe martesën e trazuar me Priscilën, nga një bazë e ushtrisë gjermane deri në vilën e tij të botës së ëndrrave në Graceland, në këtë portret thellësisht të ndjerë dhe jashtëzakonisht të detajuar të dashurisë, fantazisë dhe famës.
Një djalë autik përpiqet të thyejë një rekord botëror në prag të Krishtlindjeve, duke bashkuar familjen dhe komunitetin e tij në këtë proces. Frymëzuar nga ngjarje të vërteta.
Lindsay dhe Brad Morgan udhëtojnë për në Skoci për Krishtlindje, të ribashkohen me nënën e tyre Jo. Ndërsa janë aty, zbulohet një sekret i madh familjar.
Një vajzë nga Irlanda do të shpërngulet në Bruklin për një jetë më të mirë. Aty do të lindë një romancë e re dhe kur e shkuara do ta ndjekë pas, asaj do t'i duhet të zgjedhë midis dy vendeve dhe jetës që ekziston përmes tyre...
Një burrë nga një qyteti i vogël që bie në dashuri me vajzën më të bukur në qytet. Ai dëshiron të martohet me të një ditë sepse nga kjo martesë mund të rrisë pozitën e tij shoqërore.
Mundësia e artë për karrierën e Averit pothuajse shkatërrohet kur i hyn në shtëpi një i panjohur, i cili këmbëngul se është djali i Babagjyshit. Së bashku ata zbulojnë një mister që mund të ndryshojë qytetin.
Të bllokuar nga një stuhi dëbore në aeroport, dy ish të dashuruar takohen rastësisht pas shumë vitesh dhe e kalojnë kohën bashkë, duke kujtuar me dhembje historinë e tyre, dhe duke lënduar e duke akuzuar njeri-tjetrin për ndarjen e dikurshme.
Duke menduar se do rrëzohen, Emma I thotë të gjitha sekretet e saj një të huaji në avion. Të paktën ashtu mendonte se ai ishte një i huaj. Derisa më vonë takon Jack, CEO-n e kompanisë së saj, i cili di çdo detaj të sikletshëm për të.