Beteja e një nëne emigrante indiane kundër sistemit norvegjez të kujdestarisë dhe makinerisë ligjore lokale, për të rifituar kujdestarinë e fëmijëve të saj.
"Emily" përfytyron udhëtimin transformues, emocionues, dhe lartësues të natyrës femërore të një vajze rebele dhe të çuditshme, një prej shkrimtareve më të famshme, enigmatike, dhe provokuese në botë, e cila vdiq shumë shpejt, në moshën 30-vjeçare.
Bazuar në përvojat e jetës së vërtetë të Dejv Fishuikut; "Banka e Dejvit" tregon historinë se si një burrë i klasës punëtore të Bërnlit dhe një milioner i bërë vetë luftuan për të krijuar një bankë komunitare.
U RREGULLUA AUDIO! I vendosur në verën e vitit 1957, me perandorinë e makinave të Enzo Ferrarit në krizë, ish-piloti i kthyer në sipërmarrës e shtyn veten dhe pilotët e tij drejt maksimumit ndërsa nisen për garën "Një mijë milje", një garë e pabesë me 1000 milje mes përmes gjithë Italinë.
Një histori e viteve 1930 e përqendruar në ekipin e kanotazhit të Universitetit të Washingtonit, nga fillimet e tyre të epokës së Depresionit deri te fitimi i arit në Lojërat Olimpike të Berlinit të vitit 1936.
Një epikë që detajon ngritjen dhe rënien e perandorit francez Napoleon Bonaparte dhe udhëtimin e tij të pamëshirshëm drejt pushtetit përmes prizmit të marrëdhënies së tij me gruan e tij, Josephine.
Frymëzuar nga ngjarjet e vërteta që ndodhën gjatë rivalitetit të ashpër midis Gjermanisë (Audi) dhe Italisë (Lancia) në Kampionatin Botëror të Rellit 1983.
Adoleshentja Priscilla Beaulieu takon Elvis Presley-n në një festë, njeriu i cili tashmë është një superyll rock-and-roll-i bëhet dikush krejtësisht i papritur në momente private: një tërheqje emocionuese, një aleat në vetmi, një mik i ngushtë i pambrojtur. Nëpërmjet syve të Priscilës, Sofia Coppola tregon anën e padukshme të një miti të madh amerikan Elvis, në miqësinë e gjatë dhe martesën e trazuar me Priscilën, nga një bazë e ushtrisë gjermane deri në vilën e tij të botës së ëndrrave në Graceland, në këtë portret thellësisht të ndjerë dhe jashtëzakonisht të detajuar të dashurisë, fantazisë dhe famës.
Duke mbetur invalid pas një aksidenti të papritur pikërisht në kulmin e suksesit të tij, Adami i frustruar e ka të vështirë të përshtatet me jetën e re dhe me kufizimet e rënda fizike...
Në vitin 1963, tetëmbëdhjetë vjeçarja Patrisia Weiri
rrëmbehet dhe përdhunohet brutalisht. E përkushtuar
për të futur në burg abuzuesin e saj, Ernesto Mirandën, jeta e Trish-it
shkatërrohet nga sistemi ligjor i Amerikës ndërsa ajo
nxjerr një ligj që transformon shtetin.
Karriera pjellore pothuajse 50-vjeçare e Silvester Stalones, i cili ka argëtuar miliona, shihet në retrospektivë në një pamje intime të aktorit, shkrimtarit, regjisorit-producentit, paralelisht me historinë frymëzuese të jetës së tij.
Dumb Money është bazuar në historinë e vërtetë e të çmendur të njerëzve të zakonshëm që ndryshuan skenarin e Wall Street-it dhe u pasuruan, duke e bërë GameStop-in (dyqanin e videolojërave nëpër qendra tregtare) kompaninë më të madhe në botë.
Atletja Diana Niad nis në moshën 60-vjeçare të kërkojë një ëndërr pothuajse të pamundur të jetës: të notojë nga Kuba në Florida përtej më shumë se 100 milje oqean të hapur.
Një muzikant i suksesshëm dhe premtues, por shpirtërisht i trazuar, kërkon frymëzimin për të regjistruar këngën e tij të radhës, duke u zhytur gjithnjë e më shumë në varësinë ndaj drogës...
Një film biografik mbi Hose Hernandezin dhe rrugën tij nga një punëtor
ferme për t'u bërë inxhinier dhe astronaut.
Një tregim i këmbënguljes, komunitetit dhe sakrificës për të arritur një ëndërr në dukje të pamundur.
Historia e pabesueshme e vërtetë e një ish-agjenti të qeverisë, i kthyer në një vigjilent, i cili nis një mision të rrezikshëm për të shpëtuar qindra fëmijë nga trafikantët e seksit.
Përqendrohet në përgjegjësitë dhe vendimet jashtëzakonisht dramatike dhe të mëdha me të cilat u përball Golda Meir, e njohur gjithashtu si 'Zonja e Hekurt e Izraelit' gjatë Luftës së Yom Kipurit
Bazuar në një histori të vërtet, filmi tregon se si një zjarr, që shkatërroi shkollën për nxënësit me ngjyrë në qytetin e Durhamit, nis një revolucion për integrimin e komunitetit me ngjyrë nëpër shkolla dhe përpjekjen për të ndaluar segregacionin. Komunitete me ideale dhe parime të ndryshme formojnë një asamble për të marr vendime të rëndësishme për jetën e qytetit dhe gjatë këtyre diskutimeve arrijnë të njohin dhe të kuptojnë më mirë njëri tjetrin.
Një dokumentar që flet për Musab Jousefin, i biri i një nga themeluesve të grupit terrorist Hamas, i cili punoi për afërsisht dhjetë vite si spiun i Inteligjencës Izraelite. Një biografi që tregon historinë, vuajtjet dhe vështirësitë e tij duke u përballur me moralin...