Adoleshentja Priscilla Beaulieu takon Elvis Presley-n në një festë, njeriu i cili tashmë është një superyll rock-and-roll-i bëhet dikush krejtësisht i papritur në momente private: një tërheqje emocionuese, një aleat në vetmi, një mik i ngushtë i pambrojtur. Nëpërmjet syve të Priscilës, Sofia Coppola tregon anën e padukshme të një miti të madh amerikan Elvis, në miqësinë e gjatë dhe martesën e trazuar me Priscilën, nga një bazë e ushtrisë gjermane deri në vilën e tij të botës së ëndrrave në Graceland, në këtë portret thellësisht të ndjerë dhe jashtëzakonisht të detajuar të dashurisë, fantazisë dhe famës.
Toni i kalon të shtunat në një disko dhe me lëvizjet e tij elegante ai rrit popullaritetin e tij në mesin e klientëve. Por jeta e tij jashtë disko nuk është e lehtë dhe gjërat ndryshojnë kur ai tërhiqet nga Stephanie.
Një muzikant i suksesshëm dhe premtues, por shpirtërisht i trazuar, kërkon frymëzimin për të regjistruar këngën e tij të radhës, duke u zhytur gjithnjë e më shumë në varësinë ndaj drogës...
Flet për Vinsin, një ish-yll i dëshpëruar i muzikës pop, i cili ëndërron të rikthehet.
Një bashkëpunim i çuditshëm me bateristin e ri autik, Stivin, krijon një miqësi të papritur
mes dy muzikantëve të keqkuptuar.
Flet për Florën, një nënë beqare që është në luftë me djalin e saj, Maksin. Duke u përpjekur të gjejë një hobi për Maksin, ajo merr një kitarë nga një kosh dhe zbulon se mbeturinat e një personi mund të jenë shpëtimi i një familjeje.
Një djalë i klasës së mesme në Ahmedabad, Satyaprem bie në dashuri të njëanshme me Kathën, e cila po përballet me ndarjen e saj me Tapan. Përmes udhëtimit, ata zbulojnë jetën e njëri-tjetrit dhe plotësojnë atë që ka mbetur në gjysmë të rrugës.
Bij të emigrantëve nga Karaibet, Majkëlli dhe Fransis përballen me kuptimin e të qenit mashkull, identitetit dhe familjes në kohën e fillimit të rrymës të hip-hopit në Toronto.
Ky film flet për Raj Patelin, i cili është një ekspert në matematikë, por është gjithashtu i fiksuar
fshehurazi pas ëndrrës së babait të tij të ndjerë për t'u bërë një reper
dhe pothuajse humbet gjithçka në përpjekjen e tij për të arritur qëllimet e shumta në jetë.
Kur Paula largohet nga Rio de Zhaneiro për të rifilluar punën e saj si mjeke vullnetare në Amazonë, Teto harton një plan impulsiv për ta ndjekur dhe e gjitha kjo shkakton një kaos që nxjerr dhe ca të vërteta të fshehura nga të gjithë.
17-vjeçari Tim Uolker teksa udhëton nga Londra në Alpet Austriake për të ndjekur shkollën legjendare Mozart. Atje, ai zbulon një kalim për botën fantastike të "Flautit Magjik" të Mozartit.
Kur jeta e një ylli rock n roll rrëzohet, ai duhet të luftojë demonët e tij të së kaluarës për të realizuar ambicien e tij të fëmijërisë për t'u bërë predikues.
Një film i gëzueshëm, emocional, zemërthyes e jetës dhe muzikës së Whitney Houston, një prej këngëtareve më të mëdha të muzikës pop R&B të të gjitha kohërave, duke ndjekur udhëtimin e saj nga errësira deri në superyllin muzikor.
Pasi familja e tij e pasur e ndalon të martohet me gruan me të cilën është i dashuruar, jeta e Devdas shkon drejt rënies ndërsa ai merr alkool dhe një jetë vesi për të lehtësuar dhimbjen.
Sherri dhe Drew përpiqen të realizojnë ëndrrat e tyre për t'u bërë muzikantë të famshëm. Me ndihmën e njëri-tjetrit, ata arrijnë të lundrojnë nëpër shkëlqimin, magjepsjen dhe sfidat e industrisë së muzikës.
Xhoshi dhe Bluja udhëtojnë drejt qytetit të Nju Jorkut për të marrë pjesë në një audicion, duke shpresuar të luajnë në një muzikal të madh në Broduej, por aventura e tyre do të jetë edhe më e bukur se shfaqja ku shpresojnë të marrin pjesë...
E përhumbur nga e kaluara e saj, një këngëtare e talentuar me një karrierë në rritje përballon presionin e suksesit, përbuzjen e një nëne dhe zërat e dyshimit brenda saj.
I vendosur në botën ndërkombëtare të muzikës klasike perëndimore,
filmi përqendrohet te Lydia Tár,
e konsideruar si një nga kompozitoret-dirigjente më të mëdha
dhe drejtoresha e parë muzikore femër e një orkestre të madhe gjermane.
Zbulon të gjitha anët e jetës së Jankoviçit, që nga ngjitja e tij si meteor në majë të famës me hitet e hershme si “Haje” dhe “Si një kirurg”, deri tek dashuritë e tmerrshme me femra të famshme dhe stilin e shthurur të jetës së tij.
Teksa Lenon ushqen dëshirën e saj për tu bërë pjesë e intervistave të artistëve që performojnë muzikë live që ajo i admiron, ajo njëkohësisht gjen frymëzim për ambiciet e saj muzikore...dhe një ndjenjë në rritje të identitetit të keqdrejtuar.
Një këngëtare adoleshente në aspirim shkon të jetojë me gjyshen e saj, dikur një legjendë e muzikës jugore, por ka kaluar kohë të vështira pas vdekjes së burrit të saj pesë vjet më parë.
Jeta e ikonës amerikane të muzikës, Elvis Presli, që nga fëmijëria e tij e derisa u bë një këngëtar dhe aktor filmash në vitet 1950, së bashku me marrëdhënien e ndërlikuar me menaxherin e tij, Kolonelin Tom Parker.