Malina zgjohet e çorientuar në bagazhin e një makine dhe zbulon e tmerruar e saj se i mungon një veshkë. Me celularin e saj si të vetmen lidhje me botën e jashtme, ajo bën një betejë të dëshpëruar për mbijetesë.
YUNG është një udhëtim që ndjek katër vajza të reja në subkulturën pulsuese dhe hedoniste të Berlinit modern. Por mbi të gjitha, është një paraqitje e pastër dhe autentike e miqësisë.
I dëshpëruar për të mos humbur kujdestarinë e vajzës, një boksier artesh marciale miks krijon armiq të rrezikshëm kur largohet nga një ndeshje për të shkuar në festën e ditëlindjes së vajzës së tij.
Një eksperiencë sensuale dhe intime rreth një grupi berlinezësh postmodernë, që kërkojnë mënyra të reja për të jetuar, dashuruar dhe eksperimentuar me fantazitë seksuale.
Në Gjermaninë naziste të vitit 1944, një djalë i quajtur Ernst Losa transferohet në një institucion mendor, ku ai punon nën mbikëqyrjen e doktor Veithausen. Ernst, i identifikuar fillimisht si një ngatërrestar, qëndron në rolin e tij dhe shpesh rebelohet në mënyra të vogla. Ai nuk planifikon të qëndrojë gjatë në institucion, por pret të merret në shtëpi (dhe përfundimisht në Amerikë) nga babai i tij, Kristian Losa, por i mohohet kjo bazuar në faktin se babai i tij nuk ka një adresë të përhershme pasi lirimit nga një kamp përqëndrimi.
Pasi gruaja e tij detyrohet të japë 40 vite të jetës së saj si pagesë për një borxh sigurimi, një burrë kërkon dëshpërimisht një mënyrë për t'i rimarrë.
Bigna dhe Frenku janë dy njerëz me mendime të ndryshme. Kur botët e tyre të ndryshme përplasen, ata përfshihen në mënyrë obsesive në një marrëdhënie pasionante.
Për t'u përqëndruar në karrierën e saj, një mësuese baleti jeton e larguar nga djali, i cili u rrit me nënën e saj. Kur ajo e takon përsëri pas vitesh, krijohet një dashuri që shkon përtej dashurisë së nënës.
Krisi trajnohet me një njësi speciale të policisë, një jetë e përditshme plot aksion dhe presion të lartë. Kur qëllon dikë gjatë një operacioni, për sa duket si vetëmbrojtje, kolegët e konsiderojnë hero, por bota e jashtme reagon gjithë kritikë.
Bazuar në ngjarje të vërteta. Në 20 Janar 1942, pjesëtarë të partisë naziste gjermane u mblodhën në konferencë për të gjetur një "zgjidhje përfundimtare për problemin çifut".
Një profesoreshë arkeologjie nënshkruan një kontratë për të jetuar tri javë me një njeri robot, për hir të një studimi shkencor. Ajo është e vendosur të ketë një sjellje formale ndaj robotit partner, por gjithçka ndryshon totalisht pasi fillon të jetojë me të.
Një film i bazuar në historinë e vërtetë e një prej gangsterëve më të mëdhenj të Gjermanisë, i cili, edhe pse u zhyt shumë thellë në mjerim, doli në dritë falë talentit të tij për muzikën.
Prill 1940. Sytë e botës janë në Narvik, një qytet i vogël në Norvegjinë veriore,
burim i mineralit të hekurit, i cili ishte i nevojshëm për makinerinë e luftës së Hiterit.
Gjatë dy muajve të luftës së ashpër dimërore, Hitleri pësoi humbjen e parë.
U RREGULLUA! Pas humbjes se 100.000 markave daneze që i përkisnin mafias, Mani i kërkon ndihmë të dashurës së tij Lolës për ti shpëtuar vdekjes. Sa situata mund të ndodhin për ti siguruar këto para brenda 20 minutave?