Kristin numëron mbrapsht ditët për diplomimin e saj, kur më në fund do të arrijë të lërë pas qytetin e saj të vogël dhe motrën e saj manipuluese, për në Nju Jorkun e ëndrrave të saj. Gjithçka është perfekte dhe gazeta lokale ka premtuar të botojë rubrikat e Kristin për qytetin që nuk fle kurrë. Por Kristin i mungon fluturimi i saj dhe, për t'i shpëtuar poshtërimit total, përfundon duke u fshehur në shtëpinë e vajzës së re të pazakontë Andrea, shumë larg në fshat. Në këtë shtëpi të askundit, Kristin e sjell Andrean në zemrën pulsuese të Nju Jorkut në një aventurë të madhe virtuale, të cilën ajo e tregon për të gjithë në shtëpi për ta ndjekur. Por më pas realiteti troket.
Një grup ekspertësh të mediave sociale punësohen për të ndihmuar një biznes të vjetër familjar të lulëzojë. Por, së shpejti ata e gjejnë veten të mbërthyer në një ishull të vogël në mes të një liqeni, ku thuhet se jeton një shtrigë e lashtë suedeze.
Gjatë një vere nordike të ndritshme, një grup fëmijësh zbulojnë fuqitë e tyre të errëta e të mistershme larg syrit të të rriturve. Në këtë thriller të mbinatyrshwm origjinal dhe mbërthyes, koha e lojës merr një kthesë të rrezikshme.
Në një përpjekje të dëshpëruar për t'u ribashkuar me vajzën e tij, një burrë i armatosur hyn në qendrën mjekësore ku punon gruaja e larguar dhe e rrëmben atë.
Zaidi humbi gjithçka kur u bë pjesë e botës së nëndheshme të Kopenhagenit shtatë vjet më parë, për tu hakmarrë për vrasjen e të vëllait. Kur një agjente e PET-as i jep mundësinë te jetë i infiltruar në bandat e Kopenhagenit, ai sheh mundësinë për të rifilluar jetën që dikur e kishte lënë pas krahëve.
Në vitin 1904 një tërmet me magnitudë 5.4 i shkallës Rihter goditi Oslon, me epiqendër në "Grabenin e Oslos", që ndodhet nën kryeqytetin norvegjez. Shenja të ngjashme lajmërojnë për një tërmet të ngjashëm.
Një kirurg i suksesshëm që humb të vëllanë në çështje bandash kriminale heq dorë nga jeta e privilegjuar për tu shndërruar në një hakmarrës të maskuar që kërkon të lajë gjakun e të vëllait.
Vini re: Përkthimi nuk është nga Stafi i Filma24 | Për të dalë titrat, duhet të shtypni butonin CC të një playeri | Për të financuar studimet e tij për drejtësi, Martin fillon si roje nate në një morg. Kur aty depozitohen viktimat e një vrasësi serial të prostitutave, gjëra të frikshme fillojnë të ndodhin. Për shkak të një basti të çuditshëm me kolegun e tij Jensin, policia fillon të mendojë se ai është vrasësi.
Katër mësues të shkollës së mesme, vendosin të konsumojnë alkool çdo ditë, për të parë se si ndikon në jetën e tyre sociale dhe profesionale. Shumë shpejt, situata do të dalë nga kontrolli...
Një adoleshente rebele dyshon se babai i saj nuk ka vdekur, por është rrëmbyer. Ajo është e vendosur të zbulojë të vërtetën me ndihmën e një shoqate UFO-sh.
Jeta e një mësuesi kopshti shkatërrohet kur njëra nga vajzat e vogla të kopshtit, Klara 5-vjeçare, që e admiron atë, për hakmarrje ndaj “indiferencës” së tij, u thotë të tjerëve se ai ka kryer një akt të turpshëm para saj.
Tale sapo është transferuar me prindërit e saj në një qytet të vogël pasi nëna e saj ka një punë të re në policinë vendase.
Pasi një studente vritet brutalisht në një festë që Tale merr pjesë, ajo bëhet dëshmitare kryesore. Ishte vrasësi një kafshë? Një ujk?
Kalorësi Arn dërgohet në një mision të fundit kundër Saladinit. Ai duhet ta fitojë këtë betejë, para se të mund të shkojë në shtëpi në Suedi dhe më në fund të martohet me Sesilian e tij dhe të krijojë një familje. Por paqja në shtëpi kërcënohet nga Danezët.
Një histori Hirusheje: në pyjet e dendura nga bora, heroina lufton kundër njerkës së saj të keqe për ëndrrën e saj për të takuar princin e bukur. Ky është një udhëtim befasues me gjuajtje të shkëlqyera me hark dhe një ballo e mrekullueshme pallati.
Kufiri i hollë ndërmjet dashurisë dhe urrejtjes bëhet vdekjeprurës, kur një grua zbulon tradhëtinë e bashkëshortit të saj. Të dy marrin masa ekstreme për të arritur atë që duan, por shumë shpejt e kuptojnë që kanë hyrë në një rrugë pa krye.
Një familje daneze viziton një familje holandeze që e takuan gjatë pushimeve. Ajo që supozohej të ishte një fundjavë e mrekullueshme fillon dalëngadalë të zbulohet ndërsa danezët përpiqen të qëndrojnë të sjellshëm përballë asaj që po ndodh. Por cilat janë planet e familjes "mikpritëse"?
Gjatë Luftës së Parë Botërore, një djalë me aftësi të kufizuara intelektuale është i detyruar të shkojë në front. Erna, nëna e tij, maskohet si burrë ndërsa përpiqet ta tërheqë atë nga fronti, por përfundon edhe ajo në luftë...
1402. Mbretëresha Margrete po sundon Suedinë, Norvegjinë dhe Danimarkën përmes djalit të saj të birësuar, Erik. Por, pasi bëhet një komplot, Margrete e gjen veten në një dilemë të pamundur që mund të shkatërrojë veprën e saj të jetës: Unionin Kalmar.
Djali i emigrantëve nga Ballkani Zlatan Ibrahimovic, i lindur në Suedi, bëhet, pas një fëmijërie të vështirë, një kampion suedez i futbollit prej disa dekadash.
Në Islandën rurale, një çift pa fëmijë zbulojnë një të porsalindur të çuditshëm në hangarin e deleve. Ata vendosin ta rrisin si fëmijën e tyre, por fuqi të errëta janë të vendosur ta kthejnë krijesën në botën nga vjen.
Një gjimnaste e re, që përpiqet me dëshpërim të kënaqë mamanë e saj plot pretendime, zbulon një vezë të çuditshme. Ajo e fsheh dhe e mban ngrohtë, por kur veza çel, çfarë del prej saj i trondit të gjithë.
Vini re: Përkthimi nuk është nga Stafi i Filma24 | Për të dalë titrat, duhet të shtypni butonin CC të një playeri |
-
Katër gangsterë të vegjël nga Kopenhagen mashtrojnë një shef gangster: ata marrin mbi 4,000,000 korona. Duke u përpjekur të arratisen në Barcelonë, ata detyrohen të ndalojnë në fshat, në një shtëpi të vjetër, të rrënuar, duke u fshehur atje për disa javë. Ngadalë, njëri pas tjetrit, ata e kuptojnë se do të donin të qëndronin atje, të fillonin një jetë të re.