8 Gusht, historia e jashtëzakonshme e një gruaje me probleme në punë, në jetën personale, me nënën dhe një fëmijë që kërkon vëmendje të vazhdueshme. Sikur nuk i mjaftonin këto, tani asaj i duhet të shpëtojë djalin e saj nga një zonë konflikti ushtarak.
Një baba që punon në stacion hapësinor duhet të shpëtojë vajzën e tij 15-vjeçare pasi një meteor godet Tokën, duke përdorur vetëm telefona satelitorë dhe kamera.
Në lumenjtë e ngrirë dhe kanalet e Shën Pjetërburgut, një hajdut me patina ngroh zemrën e ftohtë të një aristokrateje teksa forca të jashtme përpiqen t'i ndajnë ata.
Paqja dhe qetësia janë vendosur në Belogorie. Por kur një e keqe e lashtë ngrihet dhe ekzistenca e botës magjike vihet në rrezik, Ivani duhet të bashkohet me miqtë e tij të vjetër dhe rivalët e tij të rinj. Ata do të nisin një udhëtim të gjatë përtej botës së njohur për të gjetur një mënyrë për të mposhtur armiqtë dhe për të kthyer paqen në Belogorie.
Ukrainë, 1918. Ndërsa një ushtri Bolshevike rreth 4.000 burrash, e komanduar nga gjenerali Muraviov, përparon drejt Kievit, me synimin për të pushtuar qytetin. Një njësi e vogël ukrainase prej 400 ushtarësh që rreth 300 prej të cilëve ishin studentë, rezistojnë pranë stacioni të Krutit. Tërbohet përplasja mes forcave të kundërta dhe atyre të pabarabarta, me furi të tmerrshme. Të rinjtë, si ushtarët spartanë, sakrifikojnë veten në një luftë kundër agresorëve.
Kapiteni i kombëtares ruse Juri Stoleshnikov nuk shënon penallti në minutat e fundit të ndeshjes vendimtare kualifikuese për Kupën e Botës. Më pas rrëzon kundërshtarin, i bërtet gjyqtarit, merr kartonin e kuq dhe, duke u larguar nga fusha, nis një sherr me tifozët. Si rezultat, skuadra humbet dhe Stoleshnikovi tërhiqet nga futbolli. Ai ikën në një qytet të vogël, ku i ofrohet të drejtojë ekipin e tyre lokal, që luan në ligën e dytë të kampionatit rus. A është ky fundi apo fillimi i një rruge të re në jetën e tij?
Qyteti antik Sirian i Palmirës është liruar nga ISIS. Dhe një ekip i forcave speciale të çminimit dërgohet që të shikojnë zonën. Ama, sa më thellë futen në Palmira aq më keq situata bëhet. Kulmi arrin kur kapet kapiteni i skuadrës, ama është një veteran çminues që niset ta shpëtoje atë.
Gjatë mbrojtjes së Leningradit, disa vajza të reja, vendosin të trajnohen për të punuar në trenat rusë. Ato kanë për detyrë të dërgojnë mallra dhe pajisje ushtarake përmes sulmeve naziste, duke rrezikuar jetën e tyre në çdo hap.
Një film propagandistik, ku mashtrohet e vërteta dhe tregon për NATO-n që bombardon Beogradin në mars 1999. Në qershor, ushtria serbe tërhiqet nga Kosova. Disa myslimanë besojnë se tani ata mund të plaçkisin, përdhunojnë dhe vrasin serbët në Kosovë. 5 rusët do të marrin aeroportin e Kosovës nga banditë të tillë dhe do ta mbajnë atë deri sa të arrijnë paqeruajtësit.
Një thriller fantastiko-shkencor për një mision hapësinor të dërguar për të formuar një planet të largët. Megjithatë, misioni ndeshet me diçka të panjohur që ka planin e vet për planetin.
Dhjetor 1941, Fronti Veriperëndimor. Një kolonë tankesh gjermane po lëviz drejt Moskës. Gjatë një misioni për të ndaluar avancimin e armikut, piloti Nikolai Komlev goditet dhe arrin të ulet në një pyll. Ai është gjallë, por në territor armik. Përpara tij është një provë e pamëshirshme e qëndrueshmërisë së rëndë fizike dhe mendore. Pasi luftoi me urinë dhe të ftohtin ekstrem, duke iu shmangur tufave të ujqërve dhe detashmenteve të ushtarëve nazistë, Komlev i plagosur më në fund kthehet në territor të sigurt. Por atje ai përballet me një sfidë tjetër, më të rëndësishmen nga të gjitha.
Lufta e Dytë Botërore, Bashkimi Sovjetik i pushtuar. István Semetka është një fermer i thjeshtë hungarez, i cili shërben si Kaporal në një njësi speciale që kërkon grupe partizane. Gjatë rrugës për në një fshat të largët, kompania e tij bie nën zjarrin e armikut. Ndërsa komandanti vritet, Semetka duhet të kapërcejë frikën e tij dhe të marrë komandën e njësisë pasi ai tërhiqet zvarrë në një kaos që ai nuk mund ta kontrollojë.
Historia heroike e zjarrfikësve dhe shpëtimtarëve të Shërbimit të Mbrojtjes Ajrore të Pyjeve në Rusi. Të stërvitur për t’u rezistuar elementeve të pamëshirshme natyrore dhe për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në vështirësi, një grup shpëtimtarësh, bashkë me banorët e një fshati, gjenden të rrethuar nga flakët...
Gjatë Luftës së Dytë Botërore Sergei (Seryozha) Aleshkov humbet familjen e tij dhe shpëtohet nga një regjiment i ushtrisë. Ai birësohet nga komandanti i njësisë dhe bëhet anëtari më i ri i regjimentit. Përveçse është i dashur për ushtarët e repartit, ai dallohet për akte të shumta heroike, për të cilat fiton Medaljen “Për Merita në Betejë” më 27 Prill 1943.
Kjo është historia e një dite në jetën e Elizaveta Glinka-s, drejtuese e fondacionit “Fair Care”, filantropiste, mjeke dhe aktiviste për të drejtat e njeriut. Elizaveta dhe bashkëshorti i saj Gleb do të festojnë 30 vjetorin e martesës. Por kërkesa e pazakontë e babait të një vajze që vuan nga një sëmundje e rëndë sjell shumë rrethana të papritura në në këtë ditë të planifikuar mirë.
Pasi grabitësit hyjnë në jetën e lumtur të një arkitekti dhe gruas së tij, ëndrra e vetme e Andreit është të fshijë atë makth nga kujtesa e Olias. Kërkimet e dëshpëruara për një zgjidhje, e çojnë atë në një apartament të frikshëm, te Mara misterioze, e cila i premton një ilaç "të veçantë"...
Filmi është frymëzuar nga një histori e pabesueshme e një qeni shephard të quajtur Palm, i cili u la pa dashje në aeroport nga pronari i saj. Ajo miqësohet me Nikolasin nëntëvjeçar, nëna e të cilit vdes duke e lënë me një baba që ai mezi e njeh. Një pilot që gjen qenin në aeroport. Është një histori e aventurave të mahnitshme, miqësisë së vërtetë dhe dashurisë së pakushtëzuar.
Dima Nikitin është një hidraulik i zakonshëm i ndershëm që papritmas vendos të përballet me sistemin e korruptuar të politikës lokale, në mënyrë që të shpëtojë jetën e 800 banorëve të një konvikti të vjetër, i cili është gati të shembet.