Sherlok Holms dhe ndihmësi i tij, doktor Xhon Uotson, ndërpresin kërkimet për vrasjen e çuditshme të një ekskursionisti, për një çështje me rëndësi kombëtare. Dominuesja Ajrin Adler zotëron disa foto kompromentuese për një princeshë dhe Sherlok duhet t'ia marrë. Por gjatë hetimit të tij, ai zbulon se ajo ka më shumë informacione se thjesht disa foto. Pasi deshifron kodin e telefonit të saj dhe sheh se kush është
ajo në të vërtetë, ai sigurohet që asaj nuk mund t'i besosh, duke qenë se ajo bashkëpunon me Xhon Moriatin.