I vendosur në burgun e errët dhe të vjetër të Parramatta-s, i ndërtuar nga të dënuarit origjinal, personazhi ynë kryesor Ray, një veteran lufte e gjen veten duke shërbyer 18 muaj për vrasje nga pakujdesia pasi mbrojti të fejuarën e tij. Ai shpejt e kupton se shefi i burgut e ka në dorë dhe bën gjithçka që është e mundur për të thyer Ray-n edhe duke shkuar pas të fejuarës së tij.
Përleshja që ka tronditur botën kriminale të familjeve të mëdha Jakuzave, gjithashtu ka përfshirë edhe policinë, do të zgjidhet falë ndërhyrjes së papritur të një krimineli të vjetër i cili mendohej i vdekur nga të gjithë.
Një familje shkrimtarësh dhe nje histori me dashuri, tradhëti e besim. Një jetë mes librash e shkrimesh po edhe mes ndjenjash pa fund.
Një vajzë nga Irlanda do të shpërngulet në Bruklin për një jetë më të mirë. Aty do të lindë një romancë e re dhe kur e shkuara do ta ndjekë pas, asaj do t'i duhet të zgjedhë midis dy vendeve dhe jetës që ekziston përmes tyre...
I burgosur për një krim minor, 19 vjeçari JR mësohet shpejt me vështirësitë e burgut. Shumë shpejt ai i bie në sy kriminelit të rrezikshëm australian, Brendan Linç. Por mbrojtja nga Brendan brenda burgut ka një çmim dhe ai është ndihma për ta ndihmuar të arratiset që andej, kur JR të dali jashtë. Si shpërblim JR bëhet pjesë e bandës dhe merr pjesë në goditjen e një fabrike të nxjerrjes së arit. Por pasi gjërat nuk shkojnë sipas planit JR duhet të vendosë se kujt t'i besojë dhe kujt jo....
Për të larguar stresin, Ellison del një natë me mikeshat e saj ndërsa bashkëshortët rrinë në shtëpi të kujdesen për fëmijët.
I filmuar menjëherë pas luftës së Gazës në vitin 2014, ky dokumentar shqyrton sesi dhuna ka transformuar jetën e 10 fëmijëve palestinezë.
Një vrasës me pagesë kthehet për të fshirë të kaluarën vetëm për të zbuluar atë që është ngatërruar me të ardhmen e tij.
Kristin numëron mbrapsht ditët për diplomimin e saj, kur më në fund do të arrijë të lërë pas qytetin e saj të vogël dhe motrën e saj manipuluese, për në Nju Jorkun e ëndrrave të saj. Gjithçka është perfekte dhe gazeta lokale ka premtuar të botojë rubrikat e Kristin për qytetin që nuk fle kurrë. Por Kristin i mungon fluturimi i saj dhe, për t'i shpëtuar poshtërimit total, përfundon duke u fshehur në shtëpinë e vajzës së re të pazakontë Andrea, shumë larg në fshat. Në këtë shtëpi të askundit, Kristin e sjell Andrean në zemrën pulsuese të Nju Jorkut në një aventurë të madhe virtuale, të cilën ajo e tregon për të gjithë në shtëpi për ta ndjekur. Por më pas realiteti troket.
Karlosi, një kopshtar meksikan në Los Anxhelos, prind i vetëm, lufton për ta mbajtur të birin larg bandave dhe agjentëve të emigracionit, ndërsa përpiqet t'i japë atij mundësitë që vetë nuk i pati kurrë.
Një prostitutë përlotet nëpër qytetin Tinsel në prag të Krishtlindjeve duke kërkuar për tutorin që i theu zemrën.
Një ish-mundës kampion i NCAA, i liruar me kusht pas dhjetë vitesh burg, pranon të bëj një seri dyluftimesh në ring për të shpëtuar jetën e një shoku dhe i kërkohet të bëjë të pamundurën...të humbasë.
Arthur Brenën drejtohet drejt Aokiharës, i njohur si"Qyteti i pemëve", një pyll i madh misterioz në këmbët e malit Fuxhi ku njerëzit shkojnë që të kryejnë vetëvrasje. Gjatë udhëtimit të tij nëpër pyllin e vetëvrasjes, ai takon Takumi Nakamurën, një japonez që ka humbur rrugën pas tentativës për vetëvrasje. Të dy burrat nisin një udhëtim reflektimi dhe mbijetese. Po çfarë do të zbulojë ai gjatë këtij udhëtimi?
Djali i një spiuni nga Korea Veriore vendos të ndjekë hapat e të atit që të mbrojë motrën e tij të vogël.
Dy mikeshat e ngushta Emili dhe Lesli nisen në një udhëtim në shkretëtirë. Kur Emili vendos të dalë nga autostrada drejt një “rrugë të shkurtër,” ato bëhen viktimat e një kamionisti të çmendur.
Një dokumentar që flet për Musab Jousefin, i biri i një nga themeluesve të grupit terrorist Hamas, i cili punoi për afërsisht dhjetë vite si spiun i Inteligjencës Izraelite. Një biografi që tregon historinë, vuajtjet dhe vështirësitë e tij duke u përballur me moralin...
Në "Agimin e Kuq", një qytet amerikan zgjohet dhe shikon disa ushtarë të huaj parashutistë të zbresin nga qielli - në mënyrë tronditëse, Sh.B.A-ja është pushtuar dhe qyteza e tyre e lindjes është objektivi fillestar. Shumë shpejt dhe pa paralajmërim, qytetarët e gjejnë veten të burgosur dhe qytezën e tyre nën pushtimin armik. Të vendosur për të luftuar, një grup patriotësh të rinj kërkojnë strehë në pyjet përreth, duke u stërvitur dhe duke u riorganizuar në skuadra guerilase. Duke u frymëzuar nga nuska e gjimnazit të tyre, ata e quajnë veten Vulverinët, që bashkohen për të mbrojtur njëri-tjetrin, për të çliruar qytezën e tyre nga pushtuesit e saj dhe për të marrë mbrapa lirinë e tyre.
Një histori e mbinatyrshme me sfond Jugun, "Krijesat e Bukura" tregon përrallën e dy dashnorëve të destinuar: Itanit një djaloshi që mezi pret të largohet nga qyteza e tij e vogël dhe Lenës, një vajze të re misterioze. Së bashku, ata zbulojnë sekrete të errëta për familjet, historinë dhe qytezën e tyre.
Ivan Loke, një familjar i përkushtuar dhe një menaxher i suksesshëm ndërtimi, merr një telefonatë në prag të sfidës më të madhe në karrierën e tij, e cila vë në lëvizje një seri ngjarjesh që kërcënojnë ekzistencën e tij të kultivuar me kujdes.
Robert Miller është një biznesmen i suksesshëm financiar me një grua të dashur dhe një vajzë të zgjuar gati për të marrë përsipër biznesin e familjes. Sekretet profesionale, që përfshijnë veprimtari të paligjshme dhe mashtruese, fillojnë të dalin jashtë në të njëjtën kohë që sekretet personale të Robertit marrin një kthesë për keq dhe kërcënojnë të prishin çdo gjë që ai ka arritur.
Pas vdekjes së prindërve të saj, Irisa lufton për të nxjerr bukën e gojës ndërsa kujdeset për vëllain e saj të sëmurë. Sheperd Lambrik, një aristokrat në dukje filantrop, shpreh një interes për t’i ndihmuar. Kur ai e fton atë në një mbrëmje ekskluzive, ajo pranon. Gjithashtu në mbrëmje marrin pjesë edhe shtatë individë të tjerë të dëshpëruar. Ata shumë shpejt e gjejnë veten të ngecur në vilën e Lambrikut dhe detyrohen të luajnë një lojë sadiste të quajtur “A Do Të Preferoje”, ku fituesi do të përfitojë shuma të paimagjinueshme parash. Ndërsa loja përparon, dilemat me të cilat përballet Irisa dhe të tjerët bëhen jashtëzakonisht vdekjeprurëse.
Një ish polic i Antidrogës Amerikane transferohet në një qytet të qetë, që të nisë një fillim të ri bashkë me familjen e tij. Dhe të jetojë një jetë të re larg aksionit dhe zbatimit të ligjit. Por atje ai do të përballet me një trafikant të madh droge, dhe duke mos patur rrugë tjetër, detyrohet të vihet përsëri në zbatimin e ligjit...
Një bos i mafias trajnon djalin e tij me probleme mendore si pasardhësin e tij.
Pasi hiqet si burrë për 14 vjet, një grua (Alba Rohrwacher) udhëton nga Shqipëria në Itali për t'u rilidhur me motrën e saj të larguar (Flonja Kodheli) dhe për të rimarrë identitetin e saj seksual.