Një kultivues bananesh jeton i lumtur me familjen e tij në një fshat të vogël, por detyrohet të shkojë në qytet për herë të parë për të kërkuar ndihmë kur një mafioz lokal përpiqet të vendoset në pronën e tij dhe të marrë fermën e tij të bananeve.
"The Running Man" është një lojë vdekjeprurëse që askush nuk i ka mbijetuar ndonjëherë. Por Schwarzenegger ende nuk ka luajtur. Dhe Filmi tregon për një polic të dënuar, i cili detyrohet me forcë që të marri pjesë në një shfaqje televizive ku vrapuesit, duhet të luftojnë vrasësit për lirinë e tyre.
Deni O'Brien është kthyer në aksion duke luftuar kundër famëkeqit Simon Moon, i njohur gjithashtu si Terrori. Tre vite më parë O'Brien kishte kapur i vetëm 'The Terror' dhe u quajt Hero nga njerëzit e L.A. Tani Simon është arratisur dhe ka filluar të vrasë përsëri gra, dhe O'Brien është i vetmi burrë që mund ta ndalojë atë.
Toni i kalon të shtunat në një disko dhe me lëvizjet e tij elegante ai rrit popullaritetin e tij në mesin e klientëve. Por jeta e tij jashtë disko nuk është e lehtë dhe gjërat ndryshojnë kur ai tërhiqet nga Stephanie.
Filmi zhvillohet në një jetimore në Tiranë, Shqipëri në fillim të Luftës së Dytë Botërore gjatë pushtimit nga fashistët italianë dhe tregon historinë e jetës së ashpër të jetimëve që jetojnë
në shtypje totale,manipulim dhe kryengritje kundër sistemit të korruptuar shkollor.
Kjo është historia e njohur e toger Bligh, mizoria e të cilit krijon një kryengritje në anijen e tij.
Filmi tregon përpjekjet e Fletcher Christian për t'i nxjerrë njerëzit e tij përtej mundësive të ndëshkimit britanik dhe udhëtimin epik të toger Bligh për t'i çuar besnikët e tij të sigurt në Timorin Lindor me një varkë të vogël shpëtimi.
Viktimë e një komploti që ka rezultuar në burgimin e tij në një burg të Afrikës Qendrore për dy vjet, një agjent sekret francez mbërrin në Paris për të larë hesapet.
Wehrmacht mbërrin në një qytet të vogël shqiptar pasi Italia kapitullon para aleatëve. Tomka dhe banda e tij vendosin të hakmerren kur ushtarët gjermanë ngritën kampin në fushën e tyre të futbollit.
Të futur në kurth nga armiku i tyre i pamëshirshëm, një dyshe policësh jo të zakonshëm duhet të lënë mënjanë dallimet e tyre
për të rrëzuar bosin e mafies që i futi në burg.
Të diplomuarit e gabuar të Akademisë së Policisë (1984),
janë caktuar të trajnojnë një grup vullnetarësh
civilë që të luftojnë krimin që pushton rrugët e qytetit.
Një grup me njerëz të papërshtatshëm regjistrohen në një akademi policie. Ata hyjnë në një seri aventurash të çmendura që rezultojnë në kaos dhe rrëmuja.
Diktatori Adenoid Hynkel përpiqet të zgjerojë perandorinë e tij, ndërsa një berber i varfër hebre përpiqet të shmangë persekutimin nga regjimi i Hynkel.
Një ish tregtar droge nga Los Anxhelos përpiqet të rregullojë jetën e tij por e shkuara dhe lidhjet me botën e mafies e sjellin në fokusin e policisë amerikane, asaj meksikane dhe karteleve të drogës.
Dy vëllëzer përndiqen prej armiqve të tyre të betuar dhe prej kësaj e humbasin njëri-tjetrin për shumë vite. Megjithatë, janë djemtë e tyre ata që do marrin hak për gjthë vuajtjet që kanë kaluar.
Një djalosh i cili mëson një formë sekrete të Kung Fu-së nga gjyshi i sëmurë, fillon të jetojë me stilin e tij unik të luftimit, vetëm për të tërhequr vëmendjen e armikut të betuar të gjyshit të tij.
Një luftëtar sovjetik udhëheq një rebelim kundër një bandës së vrasësve që vranë familjen e tij. Ushtria e tij është një përzierje e trupave sovjetike dhe kubane në Afrikë, dhe ai duhet të shkojë kundër eprorëve të tij rusë për të përfunduar punën.