Filmi Ofshama është me regji dhe skenar nga regjisori i njohur shqiptar në Zvicër, Adem Kicaj, dhe si bashkë ideator Musa Sylejmani dhe aktorja Emine Kurteshi. Filmi është realizuar në Kosovē, konkretisht në Suharekë, Shirokë dhe në Dobërqan të Gjilanit,
Filmi zhvillohet në një jetimore në Tiranë, Shqipëri në fillim të Luftës së Dytë Botërore gjatë pushtimit nga fashistët italianë dhe tregon historinë e jetës së ashpër të jetimëve që jetojnë në shtypje totale,manipulim dhe kryengritje kundër sistemit të korruptuar shkollor.
Wehrmacht mbërrin në një qytet të vogël shqiptar pasi Italia kapitullon para aleatëve. Tomka dhe banda e tij vendosin të hakmerren kur ushtarët gjermanë ngritën kampin në fushën e tyre të futbollit.
Tre vajza të reja shqiptare dhe me shpirt të lirë vendosin të ikin nga jeta e tyre e përditshme dhe të krijojnë një bandë.
Pasi hiqet si burrë për 14 vjet, një grua (Alba Rohrwacher) udhëton nga Shqipëria në Itali për t'u rilidhur me motrën e saj të larguar (Flonja Kodheli) dhe për të rimarrë identitetin e saj seksual.
Një student i ri nga Shqipëria rurale lë shkollën për të vizituar shtëpinë, vetëm për ta gjetur veten të përfshirë në gjakmarrjen vdekjeprurëse të familjes së tij.
“EGO" Prodhimi kinematografik me i pesti ne radhe për dekadën e fundit i regjisorit Drilon Hoxha. Një rekord absolut për filmat aksion te bëra nga një regjisor-aktor dhe kjo jo vetëm ne Shqipëri. Filmi Ego i zhanrit aksion-krim-dramë me një kast të shkëlqyer aktorësh, ku krahas Drilonit do të luajnë kolosët e kinemasë: Viktor Zhusti, Rajmonda Bulku, Zamira Kita, Mehdi Malkaj, Natasha Sela, Sokol Angjeli,si dhe terinjte Xhulia Musagalliu, Afrim Myrtollari, Evi Imami, Ardit Zela, Klark Morinaj etj. Skenave nuk do ju mungojë komedia, aventurat dhe historia që është dhe pika e forte e këtij filmi i cili do ju mbajë mbërthyer pas ekranit ne pritje te zhvillimit te ngjarjes pasardhëse. Filmi paraqet dramat e rinise tone me përpjekjet dhe sakrificat qe shpesh jane te kushtezuara nga problemet ne familje, si dhe egoja apo kokëfortësia personale për te mos u kthyer pas për gjerat qe ndodhin. Ne qytetin e mbushur plot drogë alkool me një jete nate te shthurur, një i ri është i papërgatitur qe prej pasionit dhe adrenalinave te momentit me vajzën e gabuar, ngatërrohet me bandat e krimit ne qytet. I dhunuar nga ata dhe pa e menduar gjate rrezikun si dhe përballë faktit për shpëtimin e babait qe është ne rrezik për jetën, pranon bashkëpunimin me biznesmenin e forte, i cili ofron çdo gjë vetëm qe djali i tij i vetëm, kriminel, ti largohet kësaj rruge pa krye. Gjate punëve te pista qe bën njëkohësisht kalon dhe netë pafund pasioni me femra derisa vjen dita qe dashurohet me vajzën qe familja e tij ëndërron. Një dashuri qe fillon e kushtëzuar nga mentaliteti familjar.
Bashkëshorti i Fahrijes është zhdukur që nga lufta në Kosovë. Ajo ngre biznesin e saj të vogël për të siguruar jetesën e fëmijëve, por ndërsa lufton kundër një shoqërie patriarkale që nuk e mbështet, ajo përballet me një vendim vendimtar.
Roni Selimes i ndodhur në kushte të rënduara psikologjike për humbjen e djalit të tij, habitet kur sheh Sokolin “armikun” e tij të përbetuar që i vjen t'i ofrojë ndihmë duke i thënë se i kishte gjetur personat përgjegjës që qëndronin pas atentatit të bërë ndaj tyre 3 vite më parë. Duke lënë pas inatet e së shkuarës Roni vendos të braktisë jetën prej endacaku që kishte zgjedhur të bënte dhe pranon të bashkëpunojë me Sokolin. Në këtë rrugëtim të tyre do u duhet të përballen me shumë pabesira e intriga nga miqtë e tyre por veç kësaj ende nuk dihen qëllimet e Sokolit, pasi Ronit do i duhet të përballet me një të vërtetë e cila do t'i ndryshojë komplet jetën. Nga ana tjetër kemi Elonën një femër gjakftohtë, e vendosur dhe me qëllime të qarta për hakmarrje, e cila thur vazhdimisht plane e intriga për të realizuar qëllimet e saj. Kë dëshiron Elona të eliminojë me patjetër dhe a do arrijë ajo t'i përmbushë planet e saj.
Në mes të luftës së Kosovës, një fshat është gati të shkaterrohet nga armiku. Një burrë shpëton fshatin me ndihmën e dy luftëtarëve të vjetër dhe e mban armikun large aq gjatë sa fshatarët të shpëtojnë të sigurt. Pas luftës, marrëdhënia e Heroit me vendin e tij të ri nuk është ajo që do të pritej nga një hero lufte. Ngadalë harrohet dhe mënjanohet në rendin e ri që mbretëron deri në mosekzistencë. Filmi shqyrton degradimin e ngadaltë të Heroit në duart e njerëzve që nuk bënë asgjë dhe lë pyetjen nëse shikuesi po shikon një jetë të imagjinuar. Shkruar nga Pierre Cerf
Një emigrant shqiptar përfshihet në jetën plot mundësi të Amsterdamit, mes kërcënimesh dhe trafikantësh të rrezikshëm...
Pas vdekjes së të atit, Aida kthehet në fshatin e saj arbëresh dhe përballet me ndjenjat e ndërlikuara për origjinën e saj.
KUJDES! FILMI MUND TE SHIKOHET VETEM NE KANALIN E YOUTUBE ZYRTAR TE DRILON HOXHES! Jetët paradoksale të dy vëllezërve, njëri në Shqipëri e tjetri në Amerikë, historitë e të cilëve bashkohen dhe ndahen në momentin e trashëgimit të pronave. Një problem thelbësor i vendit tonë që për shkak të kësaj pasojat i vuajnë pasardhësit dhe pikërisht pjesa aksion e filmit fillon kur rrëmbehet vajza e njërit prej vëllezërve, gjë e cila do vërë në provë dashurinë e të dashurit të saj. Dashuria për vajzën bën që të sakrifikojë këdo, dhe i verbuar nga dashuria merr përsipër çdo lloj rreziku për ta pasur vajzën sërish pranë.
Filmi trajton një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar - shpalljen e pavarësisë së kombit Shqiptar. Personalitetet më të famshëm të kombit të udhëhequr nga patrioti Ismail Qemali pas shumë pengesash arrijnë të ngrenë flamurin shqiptar dhe të shpallin kështu Pavarësinë e Shqipërisë në Vlorë në 28 Nëntor 1912.
Luftëtari i Madh Shqiptar Skënderbeu është një film dramatik i vitit 1953 me regjizor Sergei Yutkevich. U prezantua në Festivalin e filmit në Canne, ku fitoi çmimin ndërkombëtar. Filmi tregon prijësin e fiseve shqiptare, Skënderbeun, në qëndresën stoike që i bëri turqve për më shumë se dy dekada...
Film është xhiruar nëpër vise të ndryshme të Kosovës dhe trajton luftën e fundit në Kosovë. Fatos Kryeziu, luan rolin kryesor në filmin “Azemi”, si një trim i cili i mbijeton luftës bashkë me dy bashkëluftëtarë, por që këta dy të fundit mbeten invalid....
Filmi ilustron një te ri i cili rifiton lirinë por nuk i ndahet asaj rruge i komaduar dhe i iluminuar nga një profesor i vjetër i cili jep këshilla dhe komandon nga burgu. Peripecitë dhe ligji i mbijetesës vjen instiktivisht nga nevoja e vetëmbrojtjes. Një film qe na bën të dashurojmë me shume njerëzit, boten, natyrën e të respektojmë me shume jetën.
Një vizitë në vendet më të bukura të atdheut tonë, Shqipëria. Dhe tregohet në gjuhën angleze, nga Eliza Dushku!
Një familje shiptare përçahet nga një vrasje, duke u futur në gjak, dhe si pasojë djali i madh Niku ështe objektivi kryesor i gjaksit. Ai detyron motrën e madhe Rudinën të lërë shkollën dhe të drejtojë biznesin e familjes.
"Drejt Fundit" me regji e skenar të Drilon Hoxhës është realiteti Shqiptar i sjellë artistikisht. Intriga, ambicia, pazaret e prishura dhe larja e hesapeve janë karakteristika në këtë film
Arbeni është një i ri shqiptar që së bashku me të atin punojnë si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri për të fituar disa para. Çdo gjë është në rregull deri kur Arbeni arrin moshën 20 vjeç dhe familja fillon të shqetësohet për të ardhmen e tij. Ai është i dashuruar me Etlevën, një vajzë e cila jeton në një fermë në male, afër shtëpisë së tij. Ajo është shtatzënë me fëmijën e Arbenit, por i ati nuk e lejon të martohet nqs Arbeni nuk i jep 10,000 € në mënyrë që të shlyejë disa borxhe...