Aethelflaed, vajza e Alfredit, martohet me zotin arrogant dhe komplotist të Mercias, Aethelraed, për të cilin Uhtredi dhe Aethewoldi, ndiejnë vetëm neveri. Gjithashtu, Aethelraed është një burrë i dhunshëm, që dyshon në besnikërinë e gruas së tij, por që siguron influencë nga mbreti, duke e bindur këtë të fundit që Uhtredit s’mund t’i zihet besë. Pasi dështojnë të bindin Erikun dhe Sigefridin që të lëshojnë qytetin e Londrës, Aethelraedi dhe Uhtredi bashkojnë forcat për të drejtuar një ushtri të madhe, por çuditërisht, qyteti është boshatisur. Vëllezërit Danezë kanë thurur një plan vdekjeprurës për të cilin ata, s’dinë gjë.