Alpinisti profesional i shkëmbinjve Aleks Honold vendos të bëjë ngjitjen e parë të lirë (pa pajisje, litarë dhe pa asnjë masë mbrojtjeje) prej 900 metrash në shkëmbin e famshëm vertikal, El Kapitan. Ç’mund ta shtyjë njeriun të ndërmarrë një rrezik të tillë, të çmendur? Dokumentari iu jep përgjigje shumë pyetjeve.