Këtë vit, në kolegjin Las Encinas, protagonistët kryesorë janë dy pinjollët e një prej familjeve më të famshme në vend, të cilët do luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e studentëve të këtij kolegji famëkeq, ku asnjëherë nuk kanë munguar intrigat, misteret dhe shumë ligësi të mbartura prej vitesh. Slogani i tyre është "Përça e Sundo" dhe kanë për të pasur në dorë fatin e çdokujt në atë kolegj.