Në kapitullin e shumëpritur të radhës, lumturia e sapo gjetur martesore e Bela Suan dhe vampirit Eduard Kallen ndërpritet kur një sërë tradhtish dhe fatkeqësish kërcënojnë të shkatërrojnë botën e tyre. Pas dasmës së tyre, Bella dhe Eduardi udhëtojnë në Rio de Zhaneiro për muajin e tyre të mjaltit, ku më në fund u dorëzohen pasioneve të tyre. Bella së shpejti zbulon që është shtatzënë dhe gjatë lindjes për pak vdekjeprurëse, Eduardi më në fund përmbush dëshirën e saj për t’u bërë e pavdekshme. Por mbërritja e vajzës së tyre të mahnitshme, Renesme, vë në lëvizje një zinxhir të rrezikshëm ngjarjesh që do t’i vënë Kallenat dhe aleatët e tyre kundër Volturit, këshillit të frikshëm të udhëheqësve së vampirëve, duke ngritur skenën për një betejë epike.