Miki Haller është një nga avokatët më të mirë mbrojtës në Los Anxheles - një profesionist që punon në sediljen e pasme të makinës së tij klasike Linkoln. Ai di gjithë hyrjet e daljet të sistemit ligjor dhe se si t’i shfrytëzojë në avantazh të klientëve të tij. Por pasi bie dakord për të mbrojtur një djalosh të pasur të akuzuar për përdhunim dhe agresion, Miki papritmas e gjen veten të ngatërruar në një lojë të rrezikshme dhune, hakmarrjeje dhe mashtrimi që nuk kërcënon vetëm për t’i dhënë fund karrierës së tij, por gjithashtu dhe jetës së tij.