Ilai, një luftëtar i vetmuar që endet në një peisazh post-apokaliptik, duke ruajtur një libër, një volum misterioz që në një farë mënyre mban çelësin e rindërtimit të qytetërimit dhe shpëtimit të njerëzimit. Ilai mbërrin në një qytezë të vogël të komanduar nga i ashpri Karnegi, rol i luajtur nga Gary Adman, një despot tipik post-apokaliptik që dëshiron me çdo kusht atë libër. Mila Kunis është Solara, e dërguar nga Karnegi për të joshur Ilain, por që përfundon duke luftëtuar në krah të tij.