Nga fundi i Dinastisë Qing diku nga mesi i shekullit të 19-të, Guanzhou është i zhytur nga korrupsioni, varfëria dhe krimi. Banda e Tigrit të Zi që komandohet nga Mjeshtër Lei, një njeri i pashpirt, është në luftë për portin e qytetit me bandën e Detit Verior. Dhe diku këtu midis dy bandave, do ta gjejë veten edhe një djalosh shumë i aftë në artet marciale, të cilit kur ka qenë 9 vjeç, disa gangsterë bandash i vranë babain.