Revenge (1990)

Xhej Kokran (Kevin Kostner), një pilot i sapodalë në pension i Marinës së SHBA-së, udhëton në Meksikë për të kaluar kohën me mikun e tij Tibi Mendez (Entoni Kuin), një biznesmen i fuqishëm, por i korruptuar. Ndërsa ndodhet atje, ai takon gruan e bukur të Tibit, Mirejën, e cila është e pakënaqur nga martesa e saj. Xheji dhe Mireja shpejt përfshihen në një lidhje të nxehtë, që do të ndryshojë rrjedhën e gjithçkaje...