Koloneli Sem Trautman udhëton për në Tajlandë me shpresën për të bindur veteranin Xhon Rambo ta shoqërojë në një mision në Afganistan. Kur Rambo refuzon, Trautman vendos të shkojë i vetëm, por ndërkohë që përpiqet të ndihmojë Muxhahedinët ai kapet rob nga një kolonel rus që kishte drejtimin e zonës i cili e torturon atë. Kur Rambo dëgjon lajmin ai ndermerr një mision sekret për të shpëtuar mikun e tij.