Pas vitesh turpërimi dhe përpjekjesh të dështuara për të fituar Çmimin e lakmuar Pirati i Vitit, Kapiteni i Piratëve dhe ekuipazhi i tij i çuditshëm vihen kundër ajkës së piratëve - Belamiut të Zi, Këmbë-drurit Hejstings dhe Katlas Liz - në një garë për të grabitur plaçkat më të shumta. Ata shumë shpejt ndeshen me shkencëtarin që vuan nga dashuria Çarls Darvini, i cili e bind Kapitenin se "papagalli" i ekuipazhit, Polli, mund të jetë përgjigja e "pasurive të panumërta" që po kërkojnë ata.