Michael Clayton është një ish-prokuror që prej vitesh punon në një zyrë të madhe ligjore. Detyra e tij është të "mbulojë" problemet e vërteta të klientëve më të pasur. Specialiteti i tij është, falsifikimi i fakteve. Edhe duke punuar për zyrën ligjore për 15 vjet, nuk u bë partner, por është i lidhur dyfish me këtë punë, për shkak të pasionit për kumarin dhe të borxheve që duhet të kthejë për një investim në sektorin e restoranteve që dështoi, jo për fajin e tij.