Pasi kaluan me sukses përtej - dhe poshtë - Maleve të Mjegullta, Thorini dhe Shoqëria e tij duhet të kërkojnë ndihmën e një të huaji të fuqishëm para se të përballen me rreziqet e Pyllit Mirkvud - pa patur Magjistarin e tyre. Nëse arrijnë të shkojnë në koloninë njerëzore të Lejktaunit, do të jetë koha për hobitin Bilbo Bagins të përmbushë kontratën e tij me xhuxhat. Kompania duhet ta përfundojë udhëtimin në Malin e Vetmuar dhe hajduti Bagins duhet të kërkojë Derën e Fshehtë që do t’i lejojë të hyjnë në territorin e dragoit Smog. Dhe ku ka shkuar vallë Gandalfi? Dhe cila është puna e tij sekrete në jug?