Ditët e shenjta kanë ardhur përsëri, vetëm se pak më shumë dru dhe më pak të shenjta. Pasi ishin larguar prej vitesh, Haroldi dhe Kumari ribashkohen kur një pemë speciale Krishtlindjesh aksidentalisht digjet. Në vend që t’i thotë të vërtetën vjehërrit të tij, Haroldi bëhet gati të ndyjë duart ndërsa ai dhe Kumari nisen në një aventurë të hatashme festash për të gjetur pemën e përkryer për ta zëvendësuar. Gjatë rrugës, dyshja gjen këngën, kërcimin dhe shpirtin e vërtetë të Krishtlindjeve. Dhe ka mundësi të takojnë një figurë mitike që mendohej e vdekur: të vetmin dhe unikun... Nill Patrik Harris.