Pasi nëna që i kishte adoptuar vritet në grabitjen e një ushqimoreje, vëllezërit Merser, gjaknxehte Bobi, i mprehti Ejnxhëll, biznesmeni familjar Xheremaja, dhe fansi i rokut Xhek ribashkohen për ta marrë çështjen e vdekjes së saj në duart e tyre. Sapo gjejnë vrasësin, kuptojnë menjëherë që mënyra e tyre e vjetër se si i bëjnë punët ka pasoja të reja. Në këtë aksion-dramë nga regjizori i shumë duartrokitur John Singleton dhe producenti Lorenzo di Boneventura, katër vëllezër bashkohen për të zbuluar që i lidh diçka më e fortë se gjaku.