Ebenizer Koprraci i nis festat e Krishtlindjeve me përbuzjen e tij të zakonshme, duke i ulëritur ndihmësit të tij besnik Bob Kraçit dhe nipit të tij të gëzueshëm. Por kur shpirtrat e Krishtlindjeve të Shkuara, të Tashme dhe të Ardhme e marrin në një udhëtim që i hap sytë, duke i zbuluar plakushit Koprrac të vërteta të hidhura, ai duhet ta hapë zemrën e tij për të kompensuar vitet e kaluara me keqdashje në zemër para se të jetë tepër vonë.