Filmi tregon për një mësuese të shkollës së mesme e cila është e ngathët dhe e paaftë dhe urren punën e saj, studentët e saj dhe bashkëpunëtorët e saj, por tani që i dashuri i saj pasanik e braktis, ajo detyrohet të rikthehet në mësimdhënie për të fituar para mjaftueshëm për implantet e gjirit.
-PS: Ky film i ka dhënë mundësi Diazit të shprehë edhe mendimin e vet mbi raportet në çift: "Nuk isha aspak e interesuar për të bërë një film mbi burrat që tradhtojnë gratë. Nuk ishte ky qëllimi. Të gjithë janë tradhtuar në një farë pike të jetës së tyre. Nëse nuk ka ndodhur, do të ndodhë. Nuk mund të bëhet dot asgjë për ta evituar... S'dua të gjykoj askënd mbi këtë, as kam zgjidhje për problemin. Jemi qenie njerëzore, krijesa komplekse. Nuk është e mundshme të kalosh një jetë të tërë, duke mbetur perfektë gjithmonë. Kështu shkojnë gjërat: të "godasin prapa shpine", të dhemb, mëson dhe pastaj ecën përpara".