Kapiteni i kombëtares ruse Juri Stoleshnikov nuk shënon penallti në minutat e fundit të ndeshjes vendimtare kualifikuese për Kupën e Botës. Më pas rrëzon kundërshtarin, i bërtet gjyqtarit, merr kartonin e kuq dhe, duke u larguar nga fusha, nis një sherr me tifozët. Si rezultat, skuadra humbet dhe Stoleshnikovi tërhiqet nga futbolli. Ai ikën në një qytet të vogël, ku i ofrohet të drejtojë ekipin e tyre lokal, që luan në ligën e dytë të kampionatit rus. A është ky fundi apo fillimi i një rruge të re në jetën e tij?
Ngjarjet e filmit zhvillohen në vitet '60 të shekullit XX, gjatë Luftës së Ftohtë dhe garës hapësinore midis Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Rusët planifikojnë të jenë të parët që do dërgojnë një njeri në hapësirë. Piloti ushtarak Pavel Beliaev dhe Aleksei Leonov janë gati për të fluturuar për në hapësirë. Por gjatë rrugës ata do përballen me shumë pengesa dhe rreziqe.