Në Xheorxhian rurale të vitit 1977, një vajzë e pakënaqur ëndërron jetën në hapësirë. Kur një konkurs i ofron asaj një shans për t'u regjistruar në "Regjistrimin e Artë" të NASA-s, ajo rekruton një grup të improvizuar, duke bere miqësi që zgjasin një jetë.
Një histori e mbinatyrshme me sfond Jugun, "Krijesat e Bukura" tregon përrallën e dy dashnorëve të destinuar: Itanit një djaloshi që mezi pret të largohet nga qyteza e tij e vogël dhe Lenës, një vajze të re misterioze. Së bashku, ata zbulojnë sekrete të errëta për familjet, historinë dhe qytezën e tyre.
Një epikë historike e frymëzuar nga ngjarje të vërteta që ndodhën në Mbretërinë e Dahomey-it, një nga shtetet më të fuqishme të Afrikës në shekujt 18 dhe 19.
Ruth Slater, një grua e liruar nga burgu pas vuajtjes së dënimit për një krim të rëndë, bën përpjekje për të rihyrë në shoqëri. Ajo duhet të rregullojë përsëri jetën e saj në një botë që refuzon ta falë të kaluarën e saj.
Gjatë një seance regjistrimi këngësh në Çikago, 1927, krijohet një situatë tensionuese mes Ma Reinit, muzikantit të saj ambicioz të trombës dhe menaxherit të bardhë, i cili është i vendosur për ta mbajtur nën kontroll "Nënën e Bluzit". Bazuar në dramën e fituesit të Çmimit Pulitzer, August Wilson.
Skiteri, një autore aspirante gjatë lëvizjes për të drejtat civile të viteve 1960 vendos të shkruaj një libër ku jepen detaje nga pikëpamja e shërbyesve afrikano-amerikanë mbi familjet e bardha për të cilat ato punojnë, si dhe vështirësitë që ato kalojnë çdo ditë.
Kur vajza e Keller Dover dhe shoqja e saj zhduken, ai e merr çështjen në duart e tij ndërkohë që policia ndjek pista të ndryshme. Por sa larg do të shkojë një baba i dëshpëruar për të mbrojtur familjen e tij.
Një haker i dënuar arrin një marrëveshje me SHBA-të dhe bashkë me kolegët e tij, një amerikan dhe një kinez, gjurmojnë një haker të rrezikshëm nga Çikago në Los Anxheles, nga Hong Kongu në Xhakartë.