Një ish ushtarak i dënuar dhe që është gati për t'u liruar, e gjen veten të bllokuar në një aeroplan me të burgosur, të cilët marrin kontrollin e aeroplanit.
Një ribërje e filmit zombi të 1978 me të njëjtin emër. I cili tregon për një grup njerëzish të mbijetuar që gjejnë strehë në një qendër tregtare pasi bota mbushet me zombi agresivë, që hanë mish. Por kur rreziku iu afrohet shumë, ata vendosin të shkojnë në portin më të afërt. Tani duhet të ndiqni filmin nëse ata do ia dalin apo do vdesin!
Në një botë të së ardhmes, njerëzit jetojnë dhe ndërveprojnë nëpërmjet `surrogatëve`,
riprodhime të përkryera të vetvetes. Një agjent i FBI-së do të kërkojë ndihmën e surrrogatit
të vet për të hetuar vrasjen e djalit të atij që bëri shpikjen. Teksa çështja bëhet gjithmonë
e më e ndërlikuar, ai do të vërë në rrezik jetën e tij për të zbuluar misterin.
Z. Aleksandër dëshiron të tërhiqet nga jeta e krimit me të cilën kishte ndërtuar perandorinë e tij, por një lojtar i ri hyn në skenë i cili kërkon të marrë perandorinë e tij, duke detyruar Z. Aleksander që t’i rikthehet zakonit të vjetër dhe t’i japi atij një mësim.
Kur vajza e operatores së 911 (Pamela) dhe oficerit të policisë (Jeremi), rrëmbehet dhe mbahet peng nuk kanë zgjidhje tjetër vetëm të ndjekin rregullat e rrëmbyesit të dhëna nga dispeçëri. Ata kthehen në përgjegjësit e krimit më të rëndë në historinë e qytetit. Tani ata duhet të bëjnë çmos të shpëtojnë vajzën e tyre dhe gjithë qytetin.
Çdo shtatë vjet, në një qytet të zakonshëm zhvillohet një turne vrasjesh i cili mundësohet nga disa miliarderë me mendje të sëmura. Një betejë ndërmjet 30 kriminelëve më të mëdhenj në botë. Vetëm një prej tyre do të mbijetojë dhe ai do jetë fituesi i 10 milion dollarëve.
Kur kampioni i boksit për peshat e rënda George "Iceman" Chambers shkon në burg, një gangsterë i burgut organizon një ndeshje boksi me kampionin e burgut.
Në fillim, mesazhet e çuditshme të telefonit premtuan pasuri të madhe. Por, së shpejti, agjentët e qeverisë vihen në ndjekje të inxhinierëve të rinj që marrin këto mesazhe telefonike në të gjithë botën.
Një fëmijë i cili, kaloi jeten në burg po sa të lirohet ai deshiron që të kaloi jetën e qetë , po gjithçka shkon ndryshe , kur ai bashkohet me disa miqë të cilit ata janë me nje bandë te rrezikshme , ku do fute perseri në telashe Jamesy...