Djaloshi D'Artanjan shkon në Paris në një kohë turbullirash me shpresën për tu bërë Musketier dhe rastësisht njihet me Tre Musketierët që do bëhen shokë besnikë të tij. Mirëpo, ngatërrimi i një prej shokëve në vrasjen e një gruaje të panjohur, i detyron të gjithë të kërkojnë të vërtetën, duke zbuluar edhe komplotet që janë planifikuar kundra mbretit dhe mbretëreshës së Francës, të cilët shpëtojnë falë besnikërisë së Musketierëve.
Princesha kineze Fu Ji mbërrin në fshatin e galëve për t'i kërkuar ndihmë Asteriksit dhe Obeliksit që të shpëtojnë perandoreshën e burgosur të Kinës, pas një grushti shteti.
Në Francën e shekullit të 18, kalorësi de Fronsak dhe miku i tij i Amerikës së jugut u dërguan në Gevaudan me urdhrin e mbretit për të investiguar vrasjen e qindra njerëzve nga një bishë misterioze.
Dy miq marrin vajzat e tyre me vete me pushime në plazh dhe e gjejnë veten në një situatë të çuditshme. Një ribërje e filmit të 1977 "Një moment rrëmbimi".
16 vjeçarja, Xhorxhia Nolan, me dëshirën e madhe për t’u bërë femra e parë zjarrfikëse në botë, bëhet pjesë e një serie ngjarjesh kur në qytetin e Nju Jork zjarrfikësit fillojnë të zhduken. E dëshpëruar për të ndihmuar të atin dhe për të shpëtuar qytetin e saj, nga zjarrvënësi i teatrove, Xhorxhia maskohet si një djalë i ri i quajtur "Xho" dhe bashkohet me një grup të vogël zjarrfikësish të papërshtatshëm që përpiqen të ndalojnë zjarrvënësin.
U RREGULLUAN TITRAT! Pasi arratiset nga burgu, një mashtrues përfshihet në punë të paligjshme pasi e akuzojnë për një krim që nuk ka kryer. Ai bashkëpunon me policinë që të rifitojë reputacionin e tij.
Një grup kërkuesish oqeanikë, të cilët punojnë për një kompani gërmimi në thellësi të detit, përpiqen të shpëtojnë pasi një tërmet i mistershëm shkatërron kërkimet e tyre të thellësisë dhe zyrat e tyre të gërmimit që ndodhen në fund të Hendekut Mariana.
Një tregtar i vogël droge, ëndërron një jetë tjetër, por nuk mund ta përballojë atë. Për të shpëtuar, ai pranon një punë të fundit që përfshin Spanjën, drogën, Iluminatin dhe... nënën e tij mashtruese...
Zhdukja e papritur e 16-vjeçarit, Deni Arnault, e çon detektivin e alkoolizuar, Fransua Viskonti, në një hetim të mbushur me sekrete, ku asgjë nuk është ashtu si duket. Teksa përballet me problemet e tij familjare, ai zbulon që edhe familjet më të lumtura mund të kenë të fshehta të tmerrshme.
Kur një i ri arab arrestohet dhe rrihet keq nga policia, një protestë shpërthen në periferinë famëkeqe të Parisit. Tre nga bashkëmoshatarët e viktimës bredhin vërdallë, ndërsa përpiqen të përmbajnë zemërimin e tyre pas incidentit brutal. Kur njëri prej tyre gjen armën e një polici, nata e tyre mund të marrë një kthesë të zymtë.
Një kërcimtare këmbëngulëse fiton një rol kryesor në prodhimin e Tçaikovskit, "Liqeni i Mjellmave", por do të jetë aq perfekte saqë ngatërron realitetin me imagjinatën...
Majk kthehet në qytetin e tij të lindjes me një problem të vjetër për të zgjidhur. Vite më parë, kur ishte i ri, u përjashtua nga dikush sepse që të dy kishin rënë në dashuri me të njëjtën prostitutë. Tani Majku bëhet Marshalli i qytetit, i vendosur për të ruajtur dhe zbatuar ligjin...
Një herë e një kohë, ishin tre mbretëri fqinje, secila me nga një kështjellë madhështore. Ndiqni tre historitë aventureske nga secila Mbretëreshe dhe Mbret.
Një film ndryshe nga të tjerët; Ngjarjet e një nate traumatike në Paris zbulohen në rend të kundërt kronologjik teksa Aleksa e bukur përdhunohet dhe rrihet brutalisht në një nënkalim...
Historia fillon me vrasjet, ekzekutimet, të trafikut parisien të Zhak Mesrine. Përveç figurës së Zhak Mesrine si një gangster mediatik, narcisit dhe të dhunshëm, regjisori Jean-François Richet i ka konceptuar këta si dy filma të pavarur, dhe janë bazuar në autobiografinë e shkruar në burg nga vetë Mesrine (i cili lexohet Merin).
Historia fillon me vrasjet, ekzekutimet, të trafikut parisien të Zhak Mesrine. Përveç figurës së Zhak Mesrine si një gangster mediatik, narcisit dhe të dhunshëm, regjisori Jean-François Richet i ka konceptuar këta si dy filma të pavarur, dhe janë bazuar në autobiografinë e shkruar në burg nga vetë Mesrine (i cili lexohet Merin).
Doberman është një kriminel i cili mori armën e tij të parë në momentin kur pagëzohej, kur rritet drejton një bandë psikopatësh për të grabitur, por pasi grabisin një bankë gjërat ndërlikohen dhe ata ndiqen nga policia e Parisit...
Nje drejtues ankandi artesh i cili eshte perzjere me nje grup kriminelesh behet partner me nje hipnoterapiste e cila do ti ndihmoje te gjejne pikturen e humbur.