Përshkallëzimi i ndryshimit klimaterik, po e dobëson ekonominë botërore. Mos prodhimi i drithit dhe rritja e çmimit të ushqimeve, i bën këto të fundit, mallin më të vlefshëm në botë. Ndërsa pak toka mbeten ende pjellore, Indonezia rritet shpejt si superfuqia e ardhshme ekonomike, por pangopësia qeveritare zgjon zemërimin e popullit dhe jo vetëm atë...
Një vrasësi me pagesë dhe të tërhequr nga puna, papritur, i duhet të përballet me të shkuarën e tij. Tashmë, duke mbrojtur familje të pafajshme, ai do të bëjë një kasaphanë të fundit, me shpresën se njerëzit që do më shumë, nuk kanë për t'u lënduar...
Historia përqendrohet në pasojat e një sulmi me bombë në Indonezi, ku një marins i kokëkrisur amerikan që shtiret si student është i vendosur të hakmerret por shumë shpejt zbulon se problemet e botës nuk mund të zgjidhen vetëm me dhunë. Marinsi Xhejk Travers bashkohet me policin mysliman Hashim për të gjurmuar hajdutin e rrezikshëm ndërkombëtar të bizhuterive të quajtur Malik i cili ka rrëmbyer të bijën e Sulltanit, Sulltaneshën në një përpjekje për të vjedhur thesarin mbretëror. Një intrigë ekzotike mes pallatesh të lashta, xhamish, tempujsh, labirintesh nëntokësore dhe piramidash prej guri në zemër të Javës.