Pas shumë misioneve dhe mosmarrëveshjeve që kanë mposhtur, Dom Toreto dhe familja e tij, tani përballen me kundërshtarin më vdekjeprurës: Një kërcënim i tmerrshëm që del nga hijet e së kaluarës, i cili ushqehet nga hakmarrja dhe është i vendosur të shkatërrojë këtë familje dhe gjithçka që Dom do.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, një skuadër ushtarësh të Ushtrisë
Amerikane dërgohen në një mision të fshehtë për të gjetur Rreshterin e tyre të humbur.
Kur një ushtar i ri, i sapo kthyer nga lufta, kapet nga policia gjatë një grabitjeje. Ai rekrutohet nga autoritetet për të shkuar i
fshehtë në një burg shumë të rrezikshëm, në mënyrë që të kuptojë se çfarë po ndodh në të vërtetë atje brenda.
Fast & Furious 9 (Filmi i parë i trilogjisë së fundit) : Saifer kërkon ndihmë nga Xhejkob, vëllai i vogël i Dominikut në mënyrë që të hakmerret ndaj Dominikut dhe skuadrës së tij.
Kur një femër misterioze josh Domenikun drejt një bote të krimit e tradhëtisë ndaj njerëzve të tij më të afërt, skuadra do të përballet me sfida që do t’i testojnë ata si kurrë më pare.
Dominik dhe ekuipazhi i tij e gjejnë edhe një herë veten në anën e gabuar të ligjit. Ata përpiqen të kalojnë mes 2 korsive, në mes të një bossi të drogës të pamëshirshëm si dhe një agjenti federal i papërkulur.
Brian O’Korner është ne lufte me ligjin pasi e lejoi liderin e grupit kriminal te arratisej. Për te shmangur pasojat ai duhet te punoje me një koleg te vjetër dhe te ndihmoje policinë te arrestojnë një shpërndare droge.
Pasi nëna që i kishte adoptuar vritet në grabitjen e një ushqimoreje, vëllezërit Merser, gjaknxehte Bobi, i mprehti Ejnxhëll, biznesmeni familjar Xheremaja, dhe fansi i rokut Xhek ribashkohen për ta marrë çështjen e vdekjes së saj në duart e tyre. Sapo gjejnë vrasësin, kuptojnë menjëherë që mënyra e tyre e vjetër se si i bëjnë punët ka pasoja të reja. Në këtë aksion-dramë nga regjizori i shumë duartrokitur John Singleton dhe producenti Lorenzo di Boneventura, katër vëllezër bashkohen për të zbuluar që i lidh diçka më e fortë se gjaku.
Një ngjarje misterioze nga e kaluara e Tokës kërcënon të nisë një luftë aq të madhe saqë të vetëm Transformuesit nuk do të mund ta shpëtojnë planetin. Sam Uituiki (Shia LaBeouf) dhe Autobotët duhet të luftojnë kundër errësirës për të mbrojtur botën tonë nga ligësia e robotëve Deseptikonë në këtë sukses të regjizorit Michael Bay dhe producentit ekzekutiv Steven Spielberg.
Ish i dënuari O2 (Tyrese Gibson) përfshihet papritmas në një situatë jetë a vdekje. Edhe pse përpiqet të qëndrojë larg telasheve për hir të djalit të tij Xhunior, O2 detyrohet t’i kthehet jetës si i jashtëligjshëm kur djali i tij rrëmbehet në një grabitje makine. Djali i tij është tani në duart e një krimineli të lig, Mishit.
Historia e Xhodit, një afro-amerikan 20 vjeçar i cili detyrohet të përballet me përgjegjësitë e jetës. I mësuar nga rruga, por i papunë, ai është baba i dy fëmijëve nga dy gra të ndryshme, por akoma jeton me nënën e tij duke u munduar të gjejë rrugëtimin e duhur në jetën e tij kaotike.