Fredy-i, është një kriminel, në arrati me një çantë të mbushur me para dhe drogë. Ai është plagosur keq, me një plumb në zorrë. Por ndërkohë dhe koha e tij po mbaron.
Në një të ardhme të afërt, detektivi privat David Karmikael punësohet nga Marlon Veidt, një biznesmen i çuditshëm, për të gjetur vajzën e tij të zhdukur. David bashkohet me Xhenin, një A.I shumë e avancuar për të zgjidhur misterin.
Eugen Evansi ëndërron të shpëtojë nga qyteti i tij i vogël në Teksas, kur ndesh në hajduten e ëmbël në arrati, pas plaçkitjes së një banke. I dyzuar mes shpërblimit prej 10 mijë dollarësh të vënë për kapjen e saj dhe ndjenjave që fillojnë të lindin për të, atij i duhet të marrë një vendim, i cili do të ndikojë përgjithmonë në jetën e njerëzve që ka dashur ndonjëherë.
Në gusht të 1966, në një plantacion në Vietnam të quajtur Long Tan, 108 ushtarë të rinj dhe pa përvojë nga Australia dhe Zelanda e Re luftojnë për mbijetesë kundrejt 2500 ushtarëve të Vietnamit verior dhe vietkong.
Mbretëria e Azeroth gjendet në prag lufte teksa popullsia e saj përballet me një rracë të frikshme pushtuesish: luftëtarët Ork, të cilët largohen nga shtëpitë e tyre që janë drejt shkatërrimit për të kolonizuar një tjetër. Teksa një portë hapet për të lidhur të dy botët, një ushtri gjen shkatërrimin dhe tjetra zhdukjen. Nga palët e kundërta, dy heronjtë vendosen në një përballje që do të vendosë fatet e familjes, njerëzve dhe shtëpive të tyre.