Një adoleshente e turpshme mëson se vjen nga një familje mbretërore krakenësh deti legjendarë dhe se fati i saj gjendet në thellësinë e ujërave, që është më i madh se ç'e kishte imagjinuar ndonjëherë.
Një mama e thjeshtë amerikane, trashëgon papritur pasurinë e gjyshit të saj italian dhe e gjen veten të përfshirë në një luftë të egër bandash mafioze, por, falë thjeshtësisë dhe zgjuarsisë së saj, arrin të mbijetojë dhe të fitojë respektin e mafiozëve të rrezikshëm.
Një burrë ambicioz që ka talent për të manipuluar njerëzit, hiqet si medium dhe lidhet me një psikiatre femër, e cila është edhe më e rrezikshme se ai.
Plot me dyshime, një grua e re udhëton me të dashurin e saj të ri në fermën e veçuar të prindërve të tij. Me të mbërritur, ajo fillon të dyshojë për gjithçka që mendonte se dinte për të dhe veten e saj.
Gjatë përgatitjes së një darke luksoze për të ftuar ndërkombëtarë, Ana, zonja e shtëpisë, kupton se ka 13 të ftuar. Që të mos lejojë këtë numër tersi në tavolinën e saj, i lutet shërbyeses besnike Marias, të luajë rolin e një zonje fisnike spanjolle dhe të bëhet pjesë e darkës. U desh pak bisedë dhe pak si shumë verë, që ngjarjet të marrin tjetër rrjedhë.
Dankani i ndrojtur 14 vjeçar, shkon në pushime verore me nënën e tij, të dashurin e saj arrogant dhe vajzën e tij. Duke kaluar një kohë të vështirë për t'u përshtatur, Dankani bën miqësi të papritur me Ouenin, drejtuesi i një parku ujor.
Një agjent idealist i FBI-s Neit Foster do bëjë të pa mundurën të mposhtë një grup terrorist të "Supermacise" së bardhe. Ai duhet të luaj rolin e një intimitetit tjetër...
Një koala i vogël dhe aventurier nis një udhëtim përmes periferisë se egër e të rreziksme të Australisë me shpresën për të gjetur babain e tij të humbur, por shumë shpejt ai zbulon se për të qenë hero, duhet më shumë guxim se ç'duket.