Një inxhinier ure dhe një gjuetar i vjetër me përvojë fillojn një gjueti për dy luanë pasi ata fillojnë të sulmojnë punëtorët vendas të ndërtimit.
Kur marrëdhënia e tyre kalon në krizë, një çift ndërmerr një procedurë mjekësore për ta fshirë njeri tjetrin nga kujtesa...
Një lojtar i shquar i bejsbollit, Mo Berg punësohet si spiun nga Zyra e Shërbimeve Strategjike për të zbuluar bombën atomike të Gjermanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Një familje merr pjesë në një eksperiment njerëzor. Ky eksperiment ka si qëllim krijimin e një qenie të re njerëzore që mund të përshtatet me jetën në planetin Titan, pasi resurset në Tokë janë afër shterimit total.
Ky triler i spiunazhit fillon më 1997, ndërsa disa lajme tronditëse mbërrijnë në veshët e agjentëve sekretë të Mosadit Rejçëll dhe Stefan në lidhje me ish-kolegun e tyre Dejvid. Që të tre janë lavdëruar prej vitesh nga atdheu i tyre për shkak të një misioni që ndërmorën në vitin 1966, kur treshja gjurmoi kriminelin e luftës Vogëll në Berlinin Lindor.
Michael Clayton është një ish-prokuror që prej vitesh punon në një zyrë të madhe ligjore. Detyra e tij është të "mbulojë" problemet e vërteta të klientëve më të pasur. Specialiteti i tij është, falsifikimi i fakteve. Edhe duke punuar për zyrën ligjore për 15 vjet, nuk u bë partner, por është i lidhur dyfish me këtë punë, për shkak të pasionit për kumarin dhe të borxheve që duhet të kthejë për një investim në sektorin e restoranteve që dështoi, jo për fajin e tij.
Leni Kol, një bos në Londër ka në zotërim të gjitha transaksionet e ndërtesave. Tani ai po ndihmon Juri Omoviç, një ndërtues miliarder nga Rusia. Si shenjë besimi Juri i jep Lenit një pikturë të tij me shumë vlerë e cila më pas iu vodh Lenit në shtëpinë e tij. Tani ai po kërkon pikturën e ortakut të tij para se Juri ta marrë vesh që piktura është vjedhur.
Ky film bazohet në ngjarje të vërtetë dhe tregon për një rast shumë të rrallë të sundimit të trupit të njeriut nga xhindët dhe një avokate i duhet të mbrojë një prift i cili akuzohet se ka vrarë një vajze të re nga pakujdesia ndërsa kryente një ritual për prishjen e "magjisë".