Ivan Loke, një familjar i përkushtuar dhe një menaxher i suksesshëm ndërtimi, merr një telefonatë në prag të sfidës më të madhe në karrierën e tij, e cila vë në lëvizje një seri ngjarjesh që kërcënojnë ekzistencën e tij të kultivuar me kujdes.
Në vitet 1820, Hugh Glass, një banor i zonave kufitare, nis hakmarrjen e tij ndaj atyre që e braktisën duke e menduar të vdekur pasi u sulmua në pyll nga një ari.
Edi Brok përpiqet të rifitojë karrierën duke marrë në intervistë vrasësin serial Klitus Kesidi, i cili si ai bëhet mbartësi simbiotik i një përbindëshi të quajtur Kasaphanë, duke u arratisur në momentin që duhet të ekzekutohet...
Në një vend të shkretë ku njerëzimi është skllav i ujit, dy rebelë mund të jenë në gjendje të vendosin rregullin: Maksi, një ish polic fjalëpak dhe Furiosa, një grua e guximshme, e cila kërkon të shkojë në vendlindjen e saj.
Kur Edi Brok fiton fuqitë e një organizmi tjetër duhet të lëshojë pjesën tjetër të vetes "Venomin" për të shpëtuar jetën.
Jeta e Al Capones (Tom Hardy) 47 vjeçar, pas 10 vjetësh burg, kur fillon të vuajë nga çrregullimet mendore dhe përndiqet nga e shkuara e tij e dhunshme...
Një i ri që u dënua me shtatë vjet burg për vjedhjen e një zyre postare, përfundon duke kaluar tre dekada në izolim. Gjatë kësaj kohe, personaliteti i tij zëvendësohet nga alter-egoja e tij, Charles Bronson.
Gjatë regjimit Stalinist në Bashkimin Sovjetik, në fillim të viteve 50, agjenti i Policisë së Shërbimit Sekret, Leo Demidov zbulon një seri vrasje fëmijësh, nga një vrasës të cilin askush nuk e pranon se mund të ekzistojë sepse doktrina komuniste propagandon se vrasësit serialë i krijon vetëm kapitalizmi.
Bob Saginowski gjen vetën në një qendër grabitje ku gjithçka shkon keq, dhe duhet hetuar rastin thellë në familjen e tij dhe miqtë e tij, për të pasur një ekzistence më të mirë të jetës pa marrë parasysh koston.
Ngjarjet zhvillohen ne Virgjinia në kohen e depresionit të madh. Një bande kontrabandistësh te alkoolit kërcënohen nga një Kapobande që do një pjesë të fitimit të tyre.
Djali me i vogël i një ish boksieri alkoolik kthehet ne shtepi ku stërvitet nga babai i tij për te garuar ne një turne te "Arteve Marciale te Përziera, një rruge qe e çon luftëtarin ne një përplasje me vëllai e tij me te madh.
FDR dhe Tak janë operativë të fshehtë të CIA-së dhe shokë të ngushtë... derisa të dy bien në dashuri me Lorenën joshëse dhe seksi. Miqësia e tyre vihet në provë ndërsa zhvillojnë një betejë epike për dashurinë e saj, duke përdorur aftësitë e tyre të vëzhgimit dhe një sërë pajisjesh të teknologjisë së lartë. Le të fitojë spiuni më i mirë!
Spiuni që Del nga Mjegulla: Kur një spiun i çnderuar shfaqet me një informacion në lidhje me një agjent të dyfishtë në majë të Shërbimit Sekret Britanik, Xhorxh Smaili Gary Oldman), një ish-agjent i MI6, kthehet përsëri në fushën e errët të spiunazhit. I caktuar për të hetuar se cili nga ish-kolegët e tij të besuar ka zgjedhur ta tradhtojë atë dhe vendin e vet, Smaili e përmbledh kërkimin e tij në katër të dyshuar - të gjithë agjentë me eksperiencë, të aftë dhe të suksesshëm. Megjithatë, historitë e kaluara, rivalitetet dhe miqësitë e bëjnë tepër të vështirë gjetjen e njeriut që ha zemrën e institucionit britanik.
Filmi tregon historinë e gangsterëve binjakë identike Reggie dhe Ronnie Kray, dy nga kriminelët më famëkeqë në historinë e Britanisë, dhe perandorinë e tyre të krimit të organizuar në lindje të Londrës gjatë viteve 1960.
Kane kaluar 8 vjet qekur Batman u zhduk ne nate duke u kthyer ne ate cast nga hero ne nje te arratisur. Duke marre persiper fajin per vdekjen e D.A. Harvey Dent kaloresi I Nates ka sakrifikuar cdo gje per ate qe ai dhe komisioneri Gordon konsideronin si te “miren e madhe.” Por gjerat do te ndryshojne kur dalin ne skene nje Mace hajdute me nje axhende misterioze dhe Bane, nje terrorist I maskuar, planet mizore te se cilit e cojne Bruce te kthehet perseri rolin e batman.