Robert Miller është një biznesmen i suksesshëm financiar me një grua të dashur dhe një vajzë të zgjuar gati për të marrë përsipër biznesin e familjes. Sekretet profesionale, që përfshijnë veprimtari të paligjshme dhe mashtruese, fillojnë të dalin jashtë në të njëjtën kohë që sekretet personale të Robertit marrin një kthesë për keq dhe kërcënojnë të prishin çdo gjë që ai ka arritur.
Xhim po përgatitet për ndeshjen e tij të parë profesionale të boksit, por fillon të rimendojë trajektoren e jetës së tij dhe seksualitetin e tij pasi lidhet me Uitu, një djalë Maori që i kalon ditët e tij në një kasolle të vjetër pranë plazhit.
Një vajzë bie në dashuri me djalin 'ideal', por e meta e vetme që ai i ka është se paguhet për të vrarë njerëz.
Një histori krize e martesës dhe identitetit të ish yllit të Hollywoodit Grejs Kelli. Gjatë një mosëmarrveshjeje politike mes princit Rainer III të Monakos dhe Çarls dë Gol të Francës, fillon pushtimi francez ndaj Monakos në fillim të viteve 1960’.
Një çift strehohet ne ishullin qe frymëzoi Ingmar Bergman, të cilët shkruanin skenare për filmat e tyre te ardhshëm kur kufiri mes realiteti dhe trillimit behet i mjegullte.
Në prag të Luftës së Dytë Botërore, një djalosh polak me talent të veçantë për violinën, i besohet një familjeje angleze, tek e cila ai gjen mikun më të ngushtë, gjen një vëlla. Miqësia mes djemve ndërpritet papritur me zhdukjen e mistershme të muzikantit. E vërteta do të zbulohet vetëm pas 40 vitesh.
Një çift i martuar detyrohet të vërë në dyshim imazhin e idealizuar të djalit të tyre, të adoptuar nga Eritrea e shkatërruar nga lufta, pasi një zbulim alarmues nga një mësuese gjimnazi e përkushtuar kërcënon statusin e tij si student shembullor.
Një ushtarak në pension dhe një polic i punësuar ndjekin një mashtrues të maskuar si prift në Kolumbi. Vështirësitë shtohen kur një adoleshente 16-vjeçare bashkohet me “priftin” dhe bëmat e tij, në përpjekje për të gjetur motrën e saj të vogël në SHBA.
Pasi një shoqe e tyre merr mbidozë, Spun dhe Streç vendosin ta lënë drogën dhe të hyjnë në një program rehabilitimi. Përpjekjet e tyre duket se nuk kanë shumë rezultat, pasi shkojnë nga një zyrë në tjetrën, duke ia mbathur nga shitësit e drogës dhe nga policia.
Brus Baner, një shkencëtar në arrati nga qeveria Amerikane, duhet të gjejë një kurë për përbindëshin në të cilin ai shndërrohet kur humbet durimin. Sidoqoftë, Baneri duhet të luftojë me një ushtar i cili mund të shndërrohet si ai, por përbën rrezik më të madh...
Një film aksion në vetën e parë nga perspektiva e Henrit, një njeri i ringjallur me anë të teknologjisë, por nuk mban mend asgjë. Atij i duhet të shpëtojë gruan nga një kriminel telekinetik i cili ka në plan të krijojë ushtarë bio-inxhinierikë.
Në filmin The Hateful Eight, i vendosur gjashtë, tetë apo dymbëdhjetë vjet pas Luftës Civile, një karrocë poste ecën përmes peisazhit dimëror të Wyoming. Pasagjerët, gjahtari John Ruth dhe i arratisur tij Daisy Domergue garojnë në drejtim të qytetit të Red Rock ku Ruth, i njohur në këto anë si "Xhelati" do të vendosë Domerguen para drejtësisë.
“Selma: Rruga Për Lirinë”, një film që tregon për marshimin e dr. Martin Luther King dhe betejën e tij për të fituar të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët në vitin 1965.