Një grua vendos që të bëj një procedurë klonimi pasi merr një diagnozë përfundimtare për jetën , por kur ajo rikuperohet, përpjekjet e saj për të nxjerrë nga përdorimi klonin e saj dështojnë, duke çuar në një dyluftim deri në vdekje, të caktuar nga gjykata.
Pasi i shpëton varfërisë për t'u bërë shtrigan, Vesemiri vret përbindësha për pasuri dhe lavdi, por kur shfaqet një kërcënim i ri, atij do t’i duhet të përballet me demonët e së kaluarës së vet...
Dy policë të korruptuar shantazhojnë çdo kriminel që nuk i bën dot ballë atyre. Sidoqoftë, ngjarjet ndërlikohen nga mbërritja e dikujt që duket më i rrezikshëm se ata.
Viti 2038. George Almore është duke punuar në një IA të vërtetë të ekuivalentit njerëzor. Prototipi i tij i fundit është pothuajse gati. Kjo fazë e ndjeshme është gjithashtu më e rrezikshmja, sidomos pasi ai ka një qëllim që duhet të fshihet me çdo kusht: të ribashkohet me gruan e tij të vdekur.
Historia e filmit është ambientuar pas një apokalipsi misterioz që shkakton një valë shkatërrimtare dhe dhune. Një burrë duhet të përballet me një udhëtim përmes një kombi në kaos për të shpëtuar gruan e tij shtatzënë. Me të është edhe babai i gruas, me të cilin ai nuk ka një marrëdhënie shumë të ngushtë.
Një zgjedhje mund të të transformojë ose mund të të shkatërrojë. Por çdo zgjedhje ka pasoja, dhe ndërkohë që trazirat fryhen nëpër fraksionet përreth saj, Tris Prajori duhet të vazhdojë të mundohet të shpëtojë ata që do, dhe veten e saj, ndërkohë që lufton me çështjen e faljes, identitetit dhe besnikërisë, politikës dhe dashurisë. Dita e nisjes së Trisit duhej të ishte shënuar me festime dhe fitore me fraksionin e saj të zgjedhur; në vend të kësaj, dita u mbyll me tmerre. Lufta vazhdon të thuret dhe konfliktet mes fraksioneve dhe ideologjitë e tyre shtohen. Dhe, në kohë lufte, duhet zgjedhur një anë, dhe zgjedhjet bëhen edhe më të pakthyeshme dhe më të fuqishme. Trisi duhet ta përqafojë plotësisht Divergjencën e saj, ndonëse ajo nuk e di se çfarë mund të humbë duke e bërë këtë.
Në këtë film Selina lufton për t'i dhënë fund luftës së përjetshme mes klanit të njerëzve ujqër dhe fraksionit të vampirëve që e tradhtuan.
Tris dhe Katër kalojnë murin dhe njihen me botën e jashtme, por a është bota e jashtme ajo që ata kishin imagjinuar gjithë këtë kohë....
Në një botë të ndarë nga Fraksionet dhe të bazuar në virtyte, Trisi mëson se është "E Ndryshme", dhe s'do të përshtatet me të. Kur ajo zbulon një komplot për të shkatërruar "Të Ndryshmit", Trisi dhe misteriozi Katër duhet të gjejnë se çfarë i bën "Të Ndryshmit" të rrezikshëm para se të jetë tepër vonë.