Francë, viti 1956. Një prift është vrarë. Një e keqe po përhapet. Vazhdimi i filmit që ishte sukses botëror, na sjell sërisht motër Irenën teksa përballet edhe një herë me Valakun, demonin murgeshë.
Merikat, Konstanca dhe xhaxhai i tyre Xhulian jetonin në izolim pasi kishin përjetuar një tragjedi familjare gjashtë vjet më parë. Kur kushëriri Çarles kthehet për të vjedhur pasurinë e tyre, ai rrezikon të zbulojë një sekret të cilin ata kanë shumë vite që e ruajnë.
Një prift me një të kaluar të përhumbur dhe një rishtare në prag të zotimeve të saj të fundit, dërgohen nga Vatikani për të hetuar vdekjen e një murgeshë të re në Rumani dhe për t'u përballur me një forcë të keqe në formën e një murgeshe djallëzore.
Një detektiv i cili mund të hyjë në mendjet e njerëzve, duhet të përcaktojë nëse një adoleshente është një psikopate e aftë për vrasje apo thjeshtë viktimë e traumës.
Një vajzë e re që po vajton humbjen e mamasë së saj, një aktore e famshme filmash horror të viteve 80, e gjen veten të përfshirë në filmin më të famshëm të mamasë së saj. Të bashkuara, gratë duhet të luftojnë maniakun vrasës të filmit.