Një ekuipazh ndërkombëtar astronautësh ndërmerr një mision të financuar privatisht për të kërkuar jetë në hënën e katërt më të madhe të Jupiterit.
Një eksplorim i jetës së Ted Krazinskit në Linkoln, Montana gjatë viteve përpara se të arrestohej.
Pasi shoku i ngushtë i vritet nga një peshkaqen, foka Kuin mbledh një skuadër për të luftuar kundër një bande peshkaqenësh që po i kërcënon. Por, ky grup gazmor fokash nuk është fare e trajnuar për një mision të tillë, ndaj kërkon ndihmën e një luftëtari shumë më të aftë, por edhe të ngrysur, Klagertit...
Me ngjarje të vendosura në Boston në vitin 1978, një takim në një depo të shkretë midis dy bandave kthehet në një shkëmbim zjarri dhe një lojë mbijetese...
Në vitin 2154 ekzistojnë dy klasa njerëzish: shumë të pasurit që jetojnë në një stacion hapësinor të bërë nga njeriu të quajtur Elizium, dhe pjesa tjetër, që jeton në Tokën e mbipopulluar dhe të shkatërruar. Sekretari Rouds, një zyrtar i qeverisë, nuk do të ndalet përpara asgjëje për të forcuar ligjet kundër emigracionit dhe të ruajë jetesën luksoze të qytetarëve të Eliziumit. Kjo gjë nuk i ndalon njerëzit e Tokës nga përpjekja për të hyrë brenda, në çdo mënyrë të mundshme. Kur i pafati Maks vihet me shpatulla pas murit, ai bie dakort për një mision të frikshëm i cili nëse është i suksesshëm do të shpëtojë jetën e tij, por edhe do të sjellë barazi në këto dy botë të polarizuara.
Një zanë hakmarrëse nxitet të mallkojë një princeshë të posalindur, por zbulon se fëmija mund të jetë një person i cili mund të sjellë paqe në vendin e tyre të trazuar.
Një rracë jashtëtokësore që detyrohet të jetojë në kushtet e një lagjeje të varfër në Tokë, papritur gjen shpirtin e një të afërmi tek një agjent i qeverisë që ekspozohet nga bioteknologjia e tyre.
Një film aksion në vetën e parë nga perspektiva e Henrit, një njeri i ringjallur me anë të teknologjisë, por nuk mban mend asgjë. Atij i duhet të shpëtojë gruan nga një kriminel telekinetik i cili ka në plan të krijojë ushtarë bio-inxhinierikë.
Një grup luftëtarësh veteranë të luftës së Irakut kërkojnë të pastrojnë emrin e tyre në ushtrinë e amerikane, e cila dyshon që ato kanë kryer një krim kur në të vërtetë se kanë kryer.
Pasi rrëmbehet nga kriminelët, Çapi bëhet djali i adoptuar në një familje të çuditshme dhe të çrregullt. Çapi ka dhunti dhe është një robot unik, "një ogur".