U RREGULLUA AUDIO! I vendosur në verën e vitit 1957, me perandorinë e makinave të Enzo Ferrarit në krizë, ish-piloti i kthyer në sipërmarrës e shtyn veten dhe pilotët e tij drejt maksimumit ndërsa nisen për garën "Një mijë milje", një garë e pabesë me 1000 milje mes përmes gjithë Italinë.
Çarlsi është një donzhuan, ndërsa Ileina rend pas parasë. Të dy mësojnë si të jenë njerëz kur detyrohen të bëhen bashkë e të ndjekin kopjet e tyre robotë.
Natën e Vitit të Ri, kur të gjithë festojnë, një i panjohur gjuan me snajper dhe vret shumë njerëz, duke e kthyer festën në terror. Policia fillon gjuetinë e një vrasësi fantazmë që nuk ka as fytyrë, as emër, as gjurmë dhe as të shkuar, që mund të sulmojë sërish për tu hakmarrë ndaj kotësisë së kësaj jete dhe vuajtjeve që kishte kaluar.
Pasi gjen disa letra dashurie nga vitet 1960, një gazetare nis të zbulojë misterin e një lidhjeje sekrete dashurie.
Një grua rreth të 30-ve përballet me dashuri dhe ndarje gjatë një periudhe një vjeçare. Gjatë kësaj kohe, ajo do të zbulojë sekretet e jetës së saj nëpërmjet ngjarjeve dhe vendeve më të papritura.
Historia e vërtetë e Tami Oldham dhe Riçard Sharpit, të cilët po lundronin krejt të vetëm në oqean, gjatë një prej uraganeve më katastrofike në histori. Pas stuhisë, Tami e gjen Riçardin të lënduar rëndë dhe jahtin e tyre, të shkatërruar. Ajo duhet të gjejë forcën dhe vendosmërinë për të shpëtuar.
Një zgjedhje mund të të transformojë ose mund të të shkatërrojë. Por çdo zgjedhje ka pasoja, dhe ndërkohë që trazirat fryhen nëpër fraksionet përreth saj, Tris Prajori duhet të vazhdojë të mundohet të shpëtojë ata që do, dhe veten e saj, ndërkohë që lufton me çështjen e faljes, identitetit dhe besnikërisë, politikës dhe dashurisë. Dita e nisjes së Trisit duhej të ishte shënuar me festime dhe fitore me fraksionin e saj të zgjedhur; në vend të kësaj, dita u mbyll me tmerre. Lufta vazhdon të thuret dhe konfliktet mes fraksioneve dhe ideologjitë e tyre shtohen. Dhe, në kohë lufte, duhet zgjedhur një anë, dhe zgjedhjet bëhen edhe më të pakthyeshme dhe më të fuqishme. Trisi duhet ta përqafojë plotësisht Divergjencën e saj, ndonëse ajo nuk e di se çfarë mund të humbë duke e bërë këtë.
Hejzëlli dhe Gasi janë adoleshent që ndajnë mes vete shumë të përbashkëta, dhe dashurinë që i përfshinë gjatë udhëtimit në Amsterdam. Ata së pari takohen në një grup mbështetës kundër kancerit, ku njëkohësisht që të dy vuajnë nga ajo sëmundje. Bazuar në novelën më të shitur të "The New York Times" vjen njëra nga dramat më të mira dhe më emocionale të vitit 2014. Që të dy, duan fortë librin "Vuajtje Perandorake" dhe si të tillë nisen për në Amsterdam për ta takuar autorin e librit ku edhe bien në dashuri. Shikojini sfidat që do t'i kalojnë Hejzëlli dhe Gasi, sepse është vërtetë film që nuk duhet humbur.
Filozofia e jetës së një maturanti, që feston shumë, ndryshon kur ai takon "vajzën e mirë" jo dhe aq tipike.
Monitorimet e fshehta të NSA bëhen publike nga zbuluesi Eduard Snouden, në formën e mijëra dokumenteve të klasifikuara.
Tris dhe Katër kalojnë murin dhe njihen me botën e jashtme, por a është bota e jashtme ajo që ata kishin imagjinuar gjithë këtë kohë....
Në një botë të ndarë nga Fraksionet dhe të bazuar në virtyte, Trisi mëson se është "E Ndryshme", dhe s'do të përshtatet me të. Kur ajo zbulon një komplot për të shkatërruar "Të Ndryshmit", Trisi dhe misteriozi Katër duhet të gjejnë se çfarë i bën "Të Ndryshmit" të rrezikshëm para se të jetë tepër vonë.