Kapitenia Marvel është arratisur prej vitesh nga tirania e perandorisë Kri, por kur universi është në rrezik, kthehet dhe i bashkon forcat e saja me dy luftëtare të tjera për të shpëtuar botën.
Një agjent i FBI-së merr një avion plot me gjarpërinj helmues vdekjeprurës, të lëshuar qëllimisht për të vrarë një dëshmitar që po fluturonte nga Honolulu në Los Anxhelos për të dëshmuar kundër një bosi mafioz.
E shpëtuar si fëmijë nga vrasësi legjendar Mudi, Ana është vrasësja me kontratë më e aftë në botë.
Sidoqoftë, kur Mudi vritet brutalisht, ajo zotohet të hakmerret për njeriun që i mësoi asaj gjithçka që di.
Dyshja vdekjeprurëse më e çuditshme në botë: truproja Michael Bryce dhe vrasësi Darius Kincaid, tashmë, pa dëshirë janë së bashku në një mision kërcënues për jetën. Ende i palicencuar dhe nën vëzhgim, Bryce detyrohet të futet në veprim, i shtyrë nga gruaja edhe më e paqëndrueshme e Dariusit, mashtruesja famëkeqe ndërkombëtare Sonia Kincaid.
Një burrë që specializohet në zbërthimin e dukurive paranormale kontrollon në dhomën përrallore 1408 në Hotel Dolphin. Shpejt pasi u vendos, ai përballet me një terror të vërtetë.
Në Amerikën e viteve 1960, dy sipërmarrës ambicioz me ngjyrë i futen botës së pronave të patundshme dhe bankave duke përdorur një djalosh të ri të bardhë si përfaqësuesin e tyre, teksa vetë kontrollojnë gjithçka prapa skenave.
Një dokumentar që flet mbi karrierën e mrekullueshme 21-vjeçare të regjisorit Kuentin Tarantino dhe që përfshin intervista me kolegë të ndryshëm të tij.
Xhon Shaft i riu, një ekspert për sigurinë kibernetike, me ndihmën e familjes së tij zbulon të vërtetën e vdekjes së parakohshme të mikut të tij më të mirë.
Një eskpert i sporteve ekstreme, Ksander Kejxh (Vin Diesel), rekrutohet nga qeveria e SHBA-ve për të mbledhur informacion mbi një grup kriminal të quajtur Anarkia 99.
Një ekzekutiv marketingu, rrëmbehet dhe mbahet peng për 20 vjet në vetmi totale. Kur papritur lihet i lirë, ai fillon një mision për të zbuluar me çdo kusht kush organizoi dënimin e tij të tmerrshëm, por e gjen veten në mes të një rrjete komplotesh dhe sprovash të jashtëzakonshme...
Së bashku me skuadrën e tij të zgjuar të kërmijëve dhe shokët e tij të rinj njerëzorë, Turbo, një kërmill që nuk ta mbush syrin, merr përsipër një sfidë gjigante për t’i bërë ëndrrat e tyre realitet.
Një ndërthyrje e "Unbreakable" dhe "Split"...
Roja e sigurisë, Dejvid Dan, përdor aftësitë e tij të mbinatyrshme për të gjetur Kevin Uendell Kramb, të sëmurin psikik që ka 24 personalitete.
Bob Parri (zoti Fantastik) dhe bashkëshortja e tij, Helena (Elastika), detyrohen të tërhiqen dhe të bëjnë një jetë të thjeshtë bashkë me tre fëmijët e tyre. I etur për t’iu kthyer jetës së dikurshme, Bobi shfrytëzon mundësinë që i jepet nga një komunikim misterioz. Por, shumë shpejt do të zbulojë se familja e tij dhe gjithë bota është në rrezik nga shkatërrimi total...
Një adoleshente agjente që do një adoleshencë normale shtiret sikur vdes dhe regjistrohet në një gjimnaz periferik. Ajo shumë shpejt mëson se t’I mbijetosh ujërave të trazuar të gjimnazit është më sfiduese se spinuazhi ndërkombëtar.