Dy miq kinezë, të cilët drejtojnë një kamion ushqimor në Barcelonë, Spanjë, përdorin aftësitë e tyre të arteve marciale për të ndihmuar mikun e tyre hetues privat të mbrojë hajduten e xhepave, Silvian, e cila është vënë në shënjestër të një bande të pamëshirshme.
Një polic afër daljes në pension dhe njësia e tij duan të çojnë para drejtësisë një kriminel të rrezikshëm. Ndërkohë krimineli nuk rri duarkryq por dërgon vrasësin e tij më të mirë për të hequr qafe policët.
Ted, ish polic i SWAT tashmë me C1D në Honk kong, ka një vëlla 30 vjeç. Vëllai tij është invalid, sillet si djemtë e vegjël, luan me ta, duke u futur gjithmonë në telashe. Ted lufton të kujdeset për të - në kurriz të të dashurës së tij të lezetshme dhe ëndrrave për tu bërë marinar.
Nga fundi i Dinastisë Qing diku nga mesi i shekullit të 19-të, Guanzhou është i zhytur nga korrupsioni, varfëria dhe krimi. Banda e Tigrit të Zi që komandohet nga Mjeshtër Lei, një njeri i pashpirt, është në luftë për portin e qytetit me bandën e Detit Verior. Dhe diku këtu midis dy bandave, do ta gjejë veten edhe një djalosh shumë i aftë në artet marciale, të cilit kur ka qenë 9 vjeç, disa gangsterë bandash i vranë babain.
Gjatë shekullit të 16, piratët japonezë zbarkuan në vijën bregdetare kineze. Më 1557, piratët pushtuan Cengang në Zhejiang. Pas shumë muajve me përpjekje të kota, Komandant Yu i mund nën udhëheqjen e Gjeneralit të famshëm Ki. Megjithatë, piratët ia dalin të arratisen.
Një badigard i dalë në pension i cili jeton në cepin e botës ku Kina, Rusia dhe Korea e Veriut bashkohen, ndërkohë që vuan nga skleroza e parakohshme, zë miqësi me një vajzë të vogël. Kur jeta e saj vihet në rrezik nga lidhjet e babait të saj me një kriminel, badigardi duhet të vërë në përdorim aftësitë e tij të vjetra për ta shpëtuar.