Bazuar në një histori të vërtet, filmi tregon se si një zjarr, që shkatërroi shkollën për nxënësit me ngjyrë në qytetin e Durhamit, nis një revolucion për integrimin e komunitetit me ngjyrë nëpër shkolla dhe përpjekjen për të ndaluar segregacionin. Komunitete me ideale dhe parime të ndryshme formojnë një asamble për të marr vendime të rëndësishme për jetën e qytetit dhe gjatë këtyre diskutimeve arrijnë të njohin dhe të kuptojnë më mirë njëri tjetrin.
Një vajzë bie në dashuri me djalin 'ideal', por e meta e vetme që ai i ka është se paguhet për të vrarë njerëz.
Një mashtrues shumë i zoti, por fobik dhe partneri i tij janë gati për të mbyllur një punë fitimprurëse, kur vajza adoleshente e të parit shfaqet papritmas.
Disa kafshë kriminale të reformuara por të keqkuptuara përpiqen të bëhen të mirë, me disa rezultate katastrofike gjatë rrugës.
Kur një elefant e vogël i bashkohet cirkun në të cilin gorilla, Ivan, kishte vite që ishte ylli i shfaqjes, ndryshime fillojnë të ndodhin në jetën e anëtarevë të cirkut, ku ndryshimin më të madh e ndjen Ivani, i cili fillon të mendoj për të shkuarën e tij dhe për dëshirën për liri.
Filmi CONVICTION është një histori frymëzuese që flet për përkushtimin e një motre ndaj vëllait të saj. Kur vëllai më i madh i Beti Ana Uoters arrestohet për vrasje dhe dënohet me dënim të përjetshëm në vitin 1983, Beti Ana, një bashkëshorte dhe nëna e dy fëmijëve nga Masaçuseti, përkushton jetën në nxjerrjen e vëllait të saj nga burgu. E bindur se vëllai i saj është i pafajshëm, Beti Ana futet përsëri në gjimnaz, më pas në kolegj e në fund në shkollën e drejtësisë në një kërkim 18-vjeçar për të liruar Kenin. Ajo do të bëjë dhe do të heqë dorë nga gjithçka për vëllain e saj.
Një roje sigurie, Richard Jeuell, shpëton mijëra jetë nga shpërthimi i një bombe në Lojërat Olimpike të vitit 1996, por më pas i duhet të përballet me shtypin dhe FBI-në të cilët e akuzojnë për akte terroriste.
Familja Bouen shpërngulet në një shtëpi të re. Por diçka e çuditshme po ndodh me atë shtëpi. Djali i tyre përpiqet t'i paralajmërojë. Gjërat përkeqësohen kur vajza e vogël e familjes zhduket dhe ata duhet të kërkojnë ndihmë.
Dy ish-të burgosur, Edi dhe Poli, janë në liri me kusht dhe punojnë në një restorant në Nju Jork. Jetët e tyre kishin marrë fund, deri në momentin kur avokatja angleze, Katerina Rokud, vjen në restorant me një ofertë që nuk mund ta refuzojnë.
Një nënë sfidon personalisht autoritetet vendore të zgjidhin çështjen e vrasjes së vajzës së saj kur ata nuk arrijnë ta kapin fajtorin.
Marti, një shkrimtar që përpiqet të nxjerrë bukën e gojës, ëndërron që një ditë të mbarojë skenarin që po shkruan. E vetmja gjë që i nevojitet është përqendrim dhe frymëzim. Shoku i tij i ngushtë, Billi, një aktor i papunë dhe herë pas here hajdut qensh, dëshiron që ta ndihmojë me çdo mënyrë. Çarli është një gangster psikopat, qenin e të cilit e vodhën Billi dhe Hansi. Me karaktere të tillë duke e rrethuar, Marti do të marrë frymëzimin për të cilin ka nevojë, por që ta shkruajë skenarin, duhet më parë të arrijë të qëndrojë gjallë.
Jeta e qetë e një farmacisti do të dalë jashtë kontrollit kur ai fillon një marrëdhënie me një kliente grua e cila e përfshin atë në një rrugë seksi, droge dhe ndoshta vrasjeje.