Erik Love, 19 vjeç, futet në burg. Në ditën e tij të parë, ai sulmon një tjetër të burgosur dhe disa roje. Atij i ofrohet terapi në grup dhe babai i tij, gjithashtu një i burgosur, përpiqet ta ndreqë djalin e tij . A a ja del ai të rehabilitohet?
Një vrasës bashkohet me një grua për ta ndihmuar atë të gjejë babain e saj dhe të zbulojë misteret e prejardhjes së saj.
Si trashëgimtarja e vetme e Mbretit të Anglisë Uilliam, Viktoria adoleshente ndihet e zënë në kurth nga makinacionet politike të vetë familjes së saj. Mamaja e Viktorias do që ajo të firmosë një urdhër Regjence, ndërkohë që xhaxhai i saj në Belgjikë bën skemën e martesës së monarkes me Princin Albert, njeriu që do jetë dashuria e saj e jetës.
Një vështrim në jetën e piktorit Vinsent van Gog gjatë kohës që ai jetoi në Arls dhe Auvers-sur-Oise, Francë.
Një drame e vendosur në luftën ndermjet Rusisë dhe Gjeorgjisë dhe e përqendruar të një gazetar amerikan, kameramani i tij, dhe një gjeorgjian vendas.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, një histori e parë nëpërmjet syve të pafajshëm të Brunos, djali tetë-vjeçar i një komandanti gjerman në një kamp përqendrimi, që krijon një miqësi të ndaluar me një djalë hebre nga ana tjetër e gardhit. Miqësi që ka ngjarje të papritura dhe pasoja befasuese.
Një grup njerëzish që ndjehen të tradhtuar nga qeveria dhe të zhgënjyer nga forcat e tyre policore, formojnë një grup vullnetarësh të dëbuar dhe të armatosur, në mënyrë që të ndreqin ato që ata mendojnë se nuk shkojnë në shoqëri.